LAJMI I FUNDIT:

Kjo është data e fundit që lojtarët t’i bëjnë kërkesat në FIFA

Kjo është data e fundit që lojtarët t’i bëjnë kërkesat në FIFA

Fadil Vokrri, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka treguar datën përfundimtare se kur FFK duhet të dorëzojë listën përfundimtare të futbollistëve në FIFA.

Ai në Interaktiv të KTV-së ka bërë të ditur se ka lënë hapësira që mund të mbushen deri në momentet e fundit.


Vokrri: Xherdani është i nxehtë të vijë për Kosovën
Lexo po ashtu Vokrri: Xherdani është i nxehtë të vijë për Kosovën

“Data e fundit është 3 apo 4 shtator dhe ne kemi lënë vend të lirë në listën preliminare të dërguar në FIFA”, ka thënë ai.

Ai ka folur për secilin lojtarë të madh që mundet të bashkohet.