LAJMI I FUNDIT:

Kjo ‘derë e fshehtë, si ashensor’ e kthen garazhin tuaj në një ‘strofull sekret’

Kjo ‘derë e fshehtë, si ashensor’ e kthen garazhin tuaj në një ‘strofull sekret’

Hyrjet në shtëpi të ndryshme të shtrenjta, sidomos ato “të fshehta” janë zakonisht magjepsëse.

Dhe Ideal Park e ka çuar këtë gjë në një nivel tjetër.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një shtëpi të sapondërtuar të quajtur Casa da Qinta da Marinha, në një nga lagjet më të pasura të Portugalisë.

Aty, kompania ka instaluar një mekanizëm “të derës së fshehtë” në pronë që të çon në një garazh në bodrum.

Megjithatë, pjesa më e mirë është se sapo të jeni poshtë, ashensori “është zhdukur plotësisht” dhe thjesht duket si pjesë e rrugës.

IdealPark thotë se ekziston një sistem kamerash sigurie për t’ju penguar të ngriheni ndërsa dikush, qëndron sipër tij.

Aty gjithashtu duket se paralajmërohet personi që del nga garazhi nëse rruga për të dalë bllokohet nga diçka. /Telegrafi/