LAJMI I FUNDIT:

Kjaer i lumtur me rinovimin te Milani: Është skuadra që e kam dashur gjithmonë

Kjaer i lumtur me rinovimin te Milani: Është skuadra që e kam dashur gjithmonë

Simon Kjaer ka vazhduar kontratën e tij me Milanin edhe për dy sezone të tjerë.

Mbrojtësi danez kishte kontratë me gjigantin italian deri në verën e vitit 2022, por ka vazhduar bashkëpunimin deri më 2024.


32-vjeçari ka shfaqur formë fantastike viteve të fundit, sa që e ka lënë në bankën rezervë kapitenin Alessio Romagnoli.

Vet mbrojtësi danez ka folur për rinovimin, duke thënë se Milani është klubi që e ka dashur gjithmonë.

“Për mua është një ëndërr zgjatja e kontratës. Këtë klub kam dashur gjatë gjithë karrierës sime. 2 vite më shumë, do të thotë se klubi është i kënaqur me mua dhe kjo gjë më bën krenar. Është një sinjal i bukur dhe një kompliment për gjithë punën që kam bërë”, ka thënë Kjaer.

Tutje Kjaer ka deklaruar se klubi dhe trajneri kanë pasur besim të madh tek ai dhe ai e ia ka rikthyer këtë besim me ndeshje të mira.

“Kur trajneri dhe klubi kanë besim tek ti, atëherë edhe ti si futbollist jep më shumë. Në të gjitha skuadrat ku kam pasur një raport të mirë me trajnerin, kam dhënë më të mirën”.

“Pastaj edhe eksperienca ndikon, tani jam 32 vjeç dhe sigurisht që di më shumë. Me Piolin kam një marrëdhënie shumë të mirë, ai ka besim dhe e di që gjithçka që bëj është gjithmonë për të mirën e skuadrës”, tha Kjaer. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori