LAJMI I FUNDIT:

I kishte rënë telefoni nga xhepi, burri nga Katalunia u fut në skulpturën e dinozaurit për ta marrë – ngec brenda dhe humb jetën

I kishte rënë telefoni nga xhepi, burri nga Katalunia u fut në skulpturën e dinozaurit për ta marrë – ngec brenda dhe humb jetën

Policia në Kataluni është duke hetuar shkakun e vdekjes së burrit që është gjetur në statujën e një dinozauri.

Besohet se burri i pafat kishte tentuar të marrë telefonin e tij mobil, dhe se kishte ngecur brenda skulpturës, transmeton Telegrafi.


Policia ishte telefonuar dhe me të dalë në vendin e ngjarjes në qytezën Santa Coloma de Garmene në afërsi të Barcelonës, kishin parë trupin e pajetë të burrit.

“Ata gjetën trupin e pajetë të burrit në këmbën e dinozaurit. Bëhet fjalë për një rast të pazakontë. Deri më tani nuk ka shenja të dhunës, por se burri kishte ngecur në këmbën e dinozaurit”, ka bërë të ditur policia.

Sipas zëdhënës së policia nuk ka dyshime se 39-vjeçari mund të jetë mbytur nga dikush. Gjithçka me sa duket ndodhi kur ai tentoi ta merr telefonin që i kishte rënë.

Ishte futur përmes kokës së dinozaurit dhe kishte mbetur i ngujuar brenda. Në anën tjetër është bërë e ditur se janë në pritje të rezultateve të autopsisë.

Mediat lokale raportojnë se ai kishte qëndruar brenda për disa ditë, dhe se familjarët e tij kishin raportuar në polici zhdukjen e tij vetëm pak orë para se të gjendej trupi i pajetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori