LAJMI I FUNDIT:

Diplomat në Ukrainë kur nisi pushtimi nga Rusia – kush është Alexander Kasanof, pasuesi i Gabriel Escobarit

Diplomat në Ukrainë kur nisi pushtimi nga Rusia – kush është Alexander Kasanof, pasuesi i Gabriel Escobarit

Alexander “Sasha” Kasanof është emëruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, të premten e 19 korrikut, në pozitën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit për Ballkanin Perëndimor, si dhe për Shtypin dhe Diplomacinë Publike në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, pozitë kjo të cilën e kishte ushtruar Gabriel Escobar.

Në biografinë zyrtare të emisarit të ri të Biden për Ballkanin Perëndimor, tregohet se diplomati Kasanof kishte shërbyer si Këshilltar Politik në Ambasadën e ShBA-së në Kiev gjatë Revolucionit Maidan, në vitin 2014.

Ai po ashtu kishte qenë në të njëjtën detyrë në Kiev edhe në vitin 2022, kur kishte nisur pushtimit i Ukrainës nga Rusia.


Për kontributin në ambasadë, Kasanof kishte marrë edhe një çmim ekselencë për punën e tij aty.

Alexander “Sasha” Kasanof kishte shërbyer edhe si Asistent Ekzekutiv i ish-nënsekretares për Çështjet Politike, Victoria Nuland e ushtrues i detyrës së Nënsekretarit për Çështjet Politike, John Bass.

Alexander Kasanof në vend të Gabriel Escobar - zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor
Lexo po ashtu Alexander Kasanof në vend të Gabriel Escobar - zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor

Poashtu, tashmë Zëvendës Ndihmës Sekretar për Ballkanin Perëndimor, më parë kishte shërbyer edhe jashtë shtetit, si në Ukrainë, Irlandë, Turkmenistan dhe në Kili.

Kasanof është i diplomuar në Kolegjin Kombëtar të Luftës, Shkollën Johns Hopkins të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare dhe Kolegjin Hamilton, ndërsa flet disa gjuhë: frëngjisht, italisht, rusisht dhe spanjisht.

Detyrat e Sashës në Washington përfshijnë:

Drejtor i Zyrës së Politikave dhe Programeve Globale në Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit;

Zëvendësdrejtor i Stafit të Sekretariatit Ekzekutiv (“Linja”);

Drejtor i Zyrës së Çështjeve të Evropës Lindore dhe Zëvendësdrejtor i Zyrës së Çështjeve të Kaukazit dhe Konflikteve Rajonale.

Në trend Lajme

Më shumë
“Më dhunuan për herë të dytë në bodrumin e stacionit të policisë” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit të luftës

“Më dhunuan për herë të dytë në bodrumin e stacionit të policisë” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit të luftës

Lajme
Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Lajme
Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Lajme
Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

Kronika e Zezë
Kalo në kategori