Kishte planifikuar vrasjen e një personi për çështje financiare, aktakuzë ndaj të dyshuarit


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë ndaj të pandehurit E.H, për veprën penale “Përgatitja e veprës penale Vrasje e Rëndë”.
Sipas aktakuzës, E.H dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet tij dhe të dëmtuarit M.D., kishte planifikuar privimin nga jeta të të dëmtuarit, duke përfshirë marrëveshje për shpërblim financiar, koordinim lidhur me mënyrën, kohën dhe vendin e kryerjes së veprës, si dhe sigurimin e armës që do të përdorej për realizimin e saj.
Prokurori i çështjes ka propozuar që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtorë dhe ndaj tij të shqiptohen sanksionet e parapara me ligj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































