LAJMI I FUNDIT:

Kishte pësuar aksident, policia në Angli mbeti e hutuar kur pa se si shoferi kishte mbuluar pjesën e dëmtuar të makinës së tij

Kishte pësuar aksident, policia në Angli mbeti e hutuar kur pa se si shoferi kishte mbuluar pjesën e dëmtuar të makinës së tij

Policia mbeti e hutuar pasi ndaloi një shofer, i cili kishte ‘mbuluar me letër muri’ makinën e tij për të fshehur dëmin nga një përplasje me makinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, oficerët zbuluan se letër-muri ishte përdorur për të mbuluar dëmin e aksidentit gjatë një operacioni në Bradford, West Yorkshire, Angli.


Bëhet fjalë për shoferin e një veture Toyota Yarris, e cila kishte pasur një aksident një ditë më parë.

Por, në vend që ta çonte atë në garazh, shoferi bëri një mbulim të tillë mbi pjesën e dëmtuar dhe doli në komunikacion. /Telegrafi/