LAJMI I FUNDIT:

Kishte kritikuar oficerët rusë të sigurimit, ish-vullnetari i Alexei Navalnyit përballet me 10 vjet burg për ‘ekstremizëm’

Kishte kritikuar oficerët rusë të sigurimit, ish-vullnetari i Alexei Navalnyit përballet me 10 vjet burg për ‘ekstremizëm’

Një ish-vullnetar i udhëheqësit opozitar Alexei Navalny pritet të përballet me deri në 10.5 vjet burg me akuza për “ekstremizëm” dhe “nxitje të urrejtjes”.

Fotografi Alexander Strukov akuzohet se ka postuar komente në kanalin e Znak në Telegram, duke kritikuar oficerët rusë të sigurisë që dyshohet se kishin torturuar të burgosurit.


Autoritetet përcaktuan se komentet e Strukovit përmbanin “kërcënim për veprime të dhunshme” dhe “justifikim për të kryer akte terroriste” ndaj forcave të rendit dhe liderëve politikë rusë.

Znak tha se ka çaktivizuar seksionin e komenteve pas arrestimit të Strukov.

Rusia lëshon urdhër arresti për vëllanë e opozitarit Aleksei Navalny
Lexo po ashtu Rusia lëshon urdhër arresti për vëllanë e opozitarit Aleksei Navalny

Një gjykatë në Moskë e vendosi Strukovin në paraburgim, dy ditë pasi ai u ndalua.

Ai mund të përballet me 10.5 vjet burg për akuzat penale të “nxitjes së urrejtjes” dhe “thirrjeve publike për veprimtari ekstremiste”, mirëpo ai mohon se ka thyer ndonjë ligj.

Burgimi i tij vjen në kohën e arrestimit me akuza retroaktive për “ekstremizëm” të të paktën pesë ish-koordinatorëve të rrjetit të Navalny. Ata përballen me 12 vjet burg nëse shpallen fajtorë.

Rusia e vendos Navalnyn në listën e 'terroristëve dhe ekstremistëve'
Lexo po ashtu Rusia e vendos Navalnyn në listën e 'terroristëve dhe ekstremistëve'

Një numër në rritje i aleatëve më të shquar të kritikut të Kremlinit janë larguar nga Rusia që kur autoritetet e etiketuan rrjetin e tij politik si “ekstremist”. Të paktën shtatë nga bashkëpunëtorët e tij dhe ish-koordinatorët rajonalë u përfshinë në regjistrin “terroristë dhe ekstremistë” të vendit.

Në vitin 2017, një tjetër vullnetar i Navalny në Chuvashia u dënua me dy vjet e tre muaj për “nxitje të urrejtjes” dhe “ekstremizmit” në shkrimet e tij në mediet sociale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori