LAJMI I FUNDIT:

Kishte frikë për jetën e saj, vritet gazetarja meksikane e cila kishte kërkuar ndihmë nga presidenti

Kishte frikë për jetën e saj, vritet gazetarja meksikane e cila kishte kërkuar ndihmë nga presidenti

Gazetarja Lourdes Maldonado López u vra të dielën në qytetin kufitar të Tijuana në veri të Meksikës, duke shënuar vrasjen e tretë të një gazetari në vend në dy javë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, López u qëllua për vdekje brenda një makine në lagjen Santa Fe të Tijuana, sipas një deklarate të së dielës nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Baja California.

Forcat lokale të ligjit morën fillimisht një raport të dielën në orën 19:00 sipas kohës lokale dhe e gjetën López të vdekur pas mbërritjes.

Lidhur me këtë është duke u zhvilluar një hetim.

López mbulonte korrupsionin dhe politikën dhe kishte qenë viktimë e sulmeve të mëparshme për punën e saj, sipas organizatës për të drejtat e njeriut, Article 19, anëtar i së cilës ishte López.

Në mars të vitit 2019, López i tha Presidentit të Meksikës, Andrés Manuel López Obrador në konferencën e tij të përditshme për shtyp se ajo kishte frikë për jetën e saj dhe kërkoi “mbështetjen, ndihmën dhe drejtësinë e punës”.

López po fliste për një mosmarrëveshje pune që kishte me Jaime Bonilla, i cili zotëron median PSN ku López kishte punuar më parë.

López kishte paditur kompaninë për shkarkim të padrejtë nga puna.

Bonilla u betua si guvernator i Baja California në nëntor 2019 pasi zhvilloi një fushatë të suksesshme si kandidate e partisë Morena në pushtet të López Obrador.

Dhe vetëm disa ditë para se të vritej, ajo fitoi gjyqin.

Në një intervistë për radiostacionin Radio Formula që Bonilla postoi në llogarinë e tij në Twitter të hënën, ai tha se ndërsa nuk e kishte parë Lopez për shumë vite, ai kishte “gjithmonë” një “marrëdhënie të mirë” me të.

Bonilla tha se nuk e dinte pse Lopez i kishte kërkuar mbrojtje presidentit, duke thënë se “nuk ka pasur asnjëherë kërcënim, madje as debat me të”.

“Sa herë që u ndodh diçka gazetarëve, dhemb”, tha Bonilla, duke i shprehur gjithashtu ngushëllimet e tij familjes së Lopez.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha në një postim në Twitter se është “i tronditur” nga vrasja e López dhe u bëri thirrje autoriteteve “të hetojnë në mënyrë të plotë dhe transparente sulmin”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori