LAJMI I FUNDIT:

Kishte fotografuar kufoma në skaj të rrugës që i kishin lënë narko-kartelët, i vihen pas persona të armatosur – vritet fotoreporteri meksikan

Kishte fotografuar kufoma në skaj të rrugës që i kishin lënë narko-kartelët, i vihen pas persona të armatosur – vritet fotoreporteri meksikan

Fotoreporteri meksikan Haime Kastano Zakarias është vrarë, pasi kishte fotografuar trupat e pajetë që ishin lënë në skaj të një rruge në Meksikë, shkruan The Guradian.

Zakarias është gazetari i nëntë që është vrarë në Meksikë këtë vit. Arsyeja e vrasjes janë fotografitë e shkrepura të enjten, të cilat dokumentojnë kufoma me duar të lidhura dhe të lëna në skaj të një rruge në Herez, transmeton Telegrafi.


Besohet se kufomat janë lënë në rrugë pas një konflikti të narko-kartelëve. E pasi që me motoçikletë ishte larguar nga skena ku ishte kryer krimi, atë e kishin përcjellë persona të armatosur të cilët më pas e vranë.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, në aparatin e tij nuk ka pasur kartelë të memories (SD card) me fotografitë që i kishte shkrepur.

Meksika është në listën e vendeve me më së shumti gazetarë të vrarë gjatë viteve të fundit. Sipas informacioneve të Komitetit për mbrojtjen e gazetarëve, të paktën 119 gazetarë janë vrarë në Meksikë nga viti 2000. Shumica e tyre kanë kaluar pa u dënuar kryesit e veprave makabre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori