LAJMI I FUNDIT:

Kishat e Voskopojës para zhdukjes

Kishat e Voskopojës para zhdukjes

“Europa Nostra”, një federatë paneuropiane me aktivistë për ruajtjen dhe mbrojtjen e zonave me vlera historike dhe kulturore, sot lëshoi alarmin për shtatë objekte që janë në prag të zhdukjes.

Mes këtyre objekteve, “Europa Nostra” rendit edhe kishat bizantine të Voskopojës.


“Lufta, grabitjet dhe fatkeqësitë natyrore kanë dëmtuar seriozisht kishat bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq, në jug-lindje të Shqipërisë. Ato janë kryevepra të stilit post-bizantin”, thotë Europa Nostra.

Alarmi i lëshuar nga kjo federatë ka zënë hapësirë edhe tek Euronews, që i ka kushtuar një artikull me titullin “Vizitojini para se të zhduken”.

Ndërkohë, gjashtë objektet e tjera që rrezikojnë seriozisht zhdukjen është fabrika më e vjetër e prodhimit të akullit në Portin i Peshkimit në Grimsby të Britanisë së Madhe, qendra historike e Vjenës, një monument futurist i ndërtuar në Bullgari në vitin 1981 nga regjimi komunist, kazinoja Constanta në Rumani, “Prinkipo” në Stamboll të Turqisë, dikur një jetimore greke dhe manastiri David Gareja në Gjeorgji. /TCh/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori