LAJMI I FUNDIT:

Kisha 630 vjeçare e Ristozit

Kisha 630 vjeçare e Ristozit

Kisha e Ristozit në Mborje, pas rikonstruksionit i është shtuar listës së destinacioneve për t’u vizituar në Korçë. Kjo kishë është ndër më të vjetrat në Ballkan.

Kisha e Ristozit është një nga monumentet e rëndësishëm të periudhës së vitit 1389 që i dedikohet Shën Mërisë. Afreskët e saj janë realizuar nga piktorë anonimë në vitin 1390. Ajo njihet si vend i shenjtë që ndihmon njerëzit. Në ditën që Krishti mbush 40 ditë nga ringjallja, ky vend i shenjtë vizitohet nga mijëra besimtarë të fesë ortodokse.

Faza e tretë e ndërhyrjes konsistoi në çlirimin nga shtresa e betonit të armuar mbi kupolë, pastrami i trotuareve për të shmangur depërtimin e ujërave të reshjeve në themelet e ndërtesës, si dhe ripërdorimi i tjegullave origjinale në këtë objekt të trashëgimisë.

Gjatë zbulimit të objektit në fazën e parë të restaurimit (nëntor 2014), u gjetën modelet e tjegullave origjinale të periudhës bizantine me të cilat ka qenë mbuluar fillimisht ky monument. Këto tjegulla kanë përmasa 55x33x3cm. Ripërdorimi i tjegullave të tilla, rivlerësoi imazhin e monumentit duke sjellë më të qartë arkitekturën dhe tipologjinë e tij.

Një element tepër i rëndësishëm që karakterizon përmbajtjen e objektit dhe në funksion të tij është kambanarja. Aktualisht ajo është e pozicionuar jashtë kishës, e vendosur në konstruksion druri te dëmtuar në vite dhe komplet i degraduar.

Nga fotot e vjetra të kishës të gjetura në arkivin e IMK-së, vihet re se nuk ka patur një kambanore të pozicionuar brenda objektit apo mbi strukturën e çatisë së tij. /ata/

FOTO-VIDEO/ Kisha 630 vjeçare e Ristozit, destinacion i shtuar turistik për Korçën

FOTO-VIDEO/ Kisha 630 vjeçare e Ristozit, destinacion i shtuar turistik për Korçënhttp://ata.gov.al/2019/08/07/foto-video-kisha-630-vjecare-e-ristozit-destinacion-i-shtuar-turistik-per-korcen/Kisha e Ristozit është një nga monumentet e rëndësishëm të periudhës së vitit 1389 dhe që i dedikohet Shën Mërisë. Afreskët e saj janë realizuar nga piktorë anonimë në vitin 1390. Ajo njihet si vend i shenjtë që ndihmon njerëzit. Në ditën që Krishti mbush 40 ditë nga ringjallja, ky vend i shenjtë vizitohet nga mijëra besimtarë të fesë ortodokse.

Publiée par Agjencia Telegrafike Shqiptare sur Mercredi 7 août 2019