LAJMI I FUNDIT:

Kirurgët vazhdojnë grevën, të pakënaqur me Ligjin e pagave

Kirurgët vazhdojnë grevën, të pakënaqur me Ligjin e pagave

U bënë më shumë së një muaj që është duke vazhduar greva e kirurgëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Përfaqësuesi i Kolegjiumit të kirurgëve, Arbër Morina në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë shumë të revoltuar dhe të poshtëruar me Ligjin e pagave të miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.


Morina theksoi se kirurgët ende shpresojnë që do të kenë qasje nga strukturat udhëheqëse.

Kirurgët vazhdojnë grevën në javën e pestë: Projekt-propozimi i ligjit për paga është i gabuar, si i tillë nuk mund të kalojë (Video)
Lexo po ashtu Kirurgët vazhdojnë grevën në javën e pestë: Projekt-propozimi i ligjit për paga është i gabuar, si i tillë nuk mund të kalojë (Video)

“Nuk kemi asgjë të re. Greva vazhdon dhe në mbledhjen e sotme kemi vendosur që greva të vazhdoj me të njëjtin ritëm, po shpresojmë dhe besojmë që kemi me pas qasje nga strukturat udhëheqëse, se çka kemi mundësi të ndryshojmë për më tutje. Kërkesën e kemi të njëjtë për rregullimin e koeficientit. Po ndihemi jashtëzakonisht të lodhur, të mërzitur, të poshtëruar, të nervozuar me kahjen dhe rrjedhën që ka marr ligji i fundit me sharlatanizmin dhe pazaret që janë bërë në parlament. Jemi shumë të revoltuar”, tha ai.

Ndërkaq, javën e kaluar Kuvendi i Kosovës me 62 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim ka miratuar Projektligjin për Pagat.

Ndryshe, sot janë bërë 43 ditë që kirurgët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kanë hyrë në grevë. /Telegrafi/