LAJMI I FUNDIT:

Kirurgët vazhdojnë grevën në javën e pestë: Projekt-propozimi i ligjit për paga është i gabuar, si i tillë nuk mund të kalojë (Video)

Kirurgët vazhdojnë grevën në javën e pestë: Projekt-propozimi i ligjit për paga është i gabuar, si i tillë nuk mund të kalojë (Video)

Përfaqësuesi i Kolegjiumit të kirurgëve, Arbër Morina në një  intervistë për Telegrafin me Elfije Boletinin ka folur për vazhdimin e grevës të kirurgëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Morina tha se kërkesa e tyre ka qenë respektimi i kuadrove profesionale me kuotën e respektuar me ligjin e Republikës së Kosovës.


Ai tha se me anë të grevës ata duan të paralajmërojnë Qeverinë e Kosovës, se projekt propozimi i ligjit për paga është i gabuar dhe si i tillë nuk mund të kalojë.

“Po përfundon java e pestë e grevës së kirurgëve dhe specialistëve të Republikës së Kosovës përfshirë dhe Ortopedinë. Kërkesa jonë është bërë e ditur qysh në fillim të grevës. Kërkesa jonë ka qenë respektimi i kuadrove tona profesionale me kuotën e respektuar me ligjin e Republikës së Kosovës. Me fillimin e grevës kemi pasur për qëllim që t’i paralajmërojmë mediat, Qeverinë e Kosovës që ky ligj dhe ky projekt propozim i ligjit për paga është i gabuar dhe si i tillë nuk mund të kalojë, sepse nuk përfaqëson denjësisht interesat e një shtrese më të shkolluar të këtij shteti”, ka thënë Morina.

Sipas tij, tentativa e dytë me anë të një komisioni i cili është formuar nga Qeveria e Kosovës për ligjin e pagave është sërish i gabuar.

“Qeveria dhe institucionet përkatëse janë alarmuar dhe kanë formuar një komision i cili është duke punuar me ligjin për paga, me të cilin veprim ata e kanë kuptuar që ligji paraprak ka qenë i gabuar, por defekti i parë është që edhe kjo tentativë e dytë për ta bërë një ligj tjetër është e gabuar për faktin që nuk na kanë thirrur ne, që të jemi pjesë e këtij ligji, pasi ne kemi qenë ata që kemi ngritur pakënaqësinë për ligjin paraprak. Ne nuk do të lëshojmë pe”, u shpreh ai.

Arbër Morina- Përfaqësuesi i Kolegjiumit të kirurgëve

Morina tha se duhet të bëhet e qartë se për shëndetësinë në nivel të Kosovës, nuk mund të vendosin njerëz jo profesionistë.

“Duhet të bëhet e qartë së për shëndetësinë në nivel të Kosovës, nuk mund të vendosin njerëz jo profesionistë. Për këtë sektor nuk mund të vendosin partitë politike. Nuk mund të anashkalohet një institucion i këtij niveli universitar”, theksoi ai.

Morina në këtë intervistë tregoi se në grevë aktualisht janë rreth 220 kirurgë, nga të gjitha repartet e Kirurgjisë, duke shtuar se para tri jave kanë pasur një takim me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismajli, si dhe me drejtorin Basri Sejdiu.

“Nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët”, ka thënë Morina. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori