Kini kujdes, JUA PUNON PAS SHPINE: Tri dëshmi që nuk mund t’i BESOSH kolegut të punës!
Keni ndjenjën që kolegut në punë thjesht nuk mund t’i besoni? Në vazhdim lexoni cilat janë shenjat të cilat tregojnë dyshimin tuaj.
1. Merr të gjitha meritat për punën (e përbashkët)
Nuk ka person i cili në ambientin e vet të punës së paku një herë nuk ka takuar ndonjë koleg, i cili pa kurrfarë problemi i ka marrë të gjitha meritat për diçka që ka qenë punë ekipore apo në diçka që fare nuk ka marrë pjesë. Kur kolegu idetë tuaja personale i prezanton si të vetat, kjo është shenjë për alarm, thotë psikologia Niki Martinez, transmeton Telegrafi.
2. Nuk është lojtar ekipor
Kompetenca e shëndetshme është e dëshirueshme te çdo punëtor dhe nuk ka asgjë të keqe në atë që dëshironi të bëheni më i mirë në punën tuaj. Mirëpo, është me rëndësi në gjithë këtë të mbetesh lojtar ekipor, ndërkaq nëse kolegu yt gjithmonë injoron ekipin dhe punon ekskluzivisht për veten, kjo në një moment të caktuar mund të bëhet problem.
Me personin i cili është i fokusuar vetëm në veten e vet dhe në përfitimin e vet personal është e vështirë të vendosësh marrëdhënie kolegjiale me besim të plotë, ndërkaq nëse midis jush nuk ka besim, atëherë atmosfera e punës bëhet e pakëndshme.
3. Shpesh e kapni në gënjeshtër
Gënjeshtrat rrënojnë unitetin dhe krijojnë dyshim midis kolegëve, ndërsa pikërisht kjo është njëri ndër sulmet e papërmirësueshme të besimit.
Disave sinqeriteti në vendin e punës u është jashtëzakonisht i rëndësishëm, derisa të tjerëve nuk u intereson fare dhe janë të gatshëm të gënjejnë.
A e keni ditur?
… që sipas hulumtimeve, njëri ndër problemet më të mëdha në ambientin e punës është pranimi i kritikës konstruktive?
Kush punon, edhe gabon. Të gjithë përballemi me sfida në punën tonë dhe bëjmë gabime. Ndonjëherë nuk i vërejmë vetë, por për dështimet do të na tregojnë kolegët.
Natyrisht, do t’u jemi falënderues kolegëve, sepse kështu mësojmë të bëhemi më të mirë.
Disa njerëzve pranimi i kritikës konstruktive apo tregimi për gabimin e bërë thjesht nuk u është edhe ana më e fortë, ndërkaq me personat të cilët nuk dëshirojnë të pranojnë ndihmën e kolegëve është e vështirë të bashkëpunohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha
Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City