LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me Njësitin K9 të Policisë së Kosovës – falë tyre kufiri është i sigurt

Njihuni me Njësitin K9 të Policisë së Kosovës – falë tyre kufiri është i sigurt

Shkrimtari amerikan, Gene Hill kishte thënë: “Askush nuk mund ta kuptojë drejt dashurinë, përveç ata që mbajnë një qen”.

Edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës së Njësitit K9 e ndajnë këtë mendim, duke treguar se nëse nuk e dashuron qenin atëherë më mirë mos e mbaj fare.


Zyrtari Policor, Hasan Qallakaj rrëfen për Telegrafin momente të rëndësishme në raport me “Mikin” qenin e tij besnik.

“Me qenin që ne e përdorim për punë kuptohet që lidhesh emocionalisht, bëhet pjesë e përditshmërisë tënde, nëse behësh pjesë e njësitit tonë duhet ta duash kafshën, në të kundërtën nuk mundesh me funksionua”, rrëfen Qallakaj.

Ai shton tutje se si njëherë i është dashur ta merr edhe miratimin e familjes për ta marrë qenin në shtëpi.

Hasan Qallakaj

“Paraprakisht është dashur edhe pëlqimi i familjes që ne ta mbajmë një qen. Tashmë Miki është i lidhur edhe me pjesëtarët tjerë të familjes, pra ne si mbajtës e socializojmë që të mos kemi incidente në familje”.

Qallakaj tregon se Miki nuk merr komanda nga dikush tjetër.

Njësia K9 është formuar në vitin 2002 në Kuadër të Policisë së Kosovës fillimisht me 5 operator për patrullim, por në vitin 2003 është zgjeruar si njësi edhe me 5 operatore te tjerë të disiplinave të ndryshme.

Rreshteri Shemsi Krasniqi tregon se Njësia K9 ndahet në dy grupe, Qendra dhe Njësia për Kufi, ku në këtë të fundit bëjnë pjesë Shemsiu me ekip.

Rreshteri Shemsi Krasniqi

Zyrtari Policor Orhan Smani pronar i “Kingut” rrëfen për Pastorin e tij Gjerman. Ai është i but me njerëz, i ashpër ndaj gjetjes së ndonjë mjeti të pa lejueshëm, armë, etj

“Tash ne do ta kontrollojmë një autobus ne vendin, pike kalimin Vermicë dhe do te shohim se a mund te këtë diçka ilegale në këtë autobus”.

Orhan Smani

“Good Boy” i përgjigjet rreshterit kur e gjeti një karikator revoleje të improvizuar në një veturë.

“Kur gjen armë, është pasiv nuk lëviz nga vendi i ngjarjes”, tregon rreshteri.

Burim Kajtazi me qenin e tij “Kobra” kontrollon një veturë të ardhur nga Shqipëria.

Burim Kajtazi

“Ne do ta bëjmë  një kontroll të sektorit të drogave”, shton Kajtazi.

Qentë e Njësisë K9 mbeten te përkushtuar përgjithmonë në parandalimin dhe zbulimin e gjerave ilegale në Kosovë dhe mesazhi i këtij njësiti ishte i qartë.

“Me neve jeni të sigurt”./Video dhe teksti: Korab Basha/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori