Një burrë i papunë i cili po kërkon punë tha se ai gjithmonë bie nga intervistat, kjo për shkak se duket si një 12 vjeçar.

Mao Sheng, 27 vjeçar, dëshiron që të fitojë para në mënyrë që të kujdeset për familjen e tij, por deri më tani nuk e ka pasur fatin e të gjeturit punë.

Ai beson se kjo ndodh për shkak se ai duket shumë më i ri se sa është në fakt, kështu që ai e hapi një llogari në TikTok për ta shprehur zhgënjimin e tij, përcjell Telegrafi.

Për fat të mirë, një punëdhënës e pa videon pasi që ajo u shpërnda nga mediet lokale në Dongguan të Kinës, dhe tani Mao më në fund ka gjetur një punë, raporton The Mirror.

Sipas medieve vendase, shumë njerëz të afërt me Mao-n thonë se në të vërtetë nuk duket aspak më i vjetër se një 10 vjeçar.

Por ai insiston se dukja e tij prej një personi aq të ri nuk është një dhunti, teksa punëdhënësit asnjëherë nuk e besojnë atë për moshën e tij të vërtetë dhe dyshojnë se ai është një agjent qeveritar, i cili përdoret nga ata për të zbuluar kompanitë të cilat abuzojnë me rregullat mbi punën e fëmijëve.

Në videon e postuar në TikTok ai shpjegon se i nevojitet puna në mënyrë që ta ndihmojë babanë e tij i cili së fundmi kishte pësuar infarkt. /Telegrafi/