Pas përfundimit të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar dhe aktiviteteve verore në qytetin e Pejës, Anibar paraqet programin e plotë të kinemasë Jusuf Gërvalla për sezonin e vjeshtës.
Ky sezon do të përfshijë programe tematike dhe të pavarura shumëdisiplinare që përfshijnë filmin, animacionin, muzikën, teknologjinë, me fokus të veçantë në prodhimet e sukseshme të këtij viti në kinematografinë Kosovare , që do të realizohen nga Anibar në bashkëpunim me partnerë në Kinemanë Jusuf Gërvalla.
Shfaqja e filmave të rinjë vendor si filmi T’padashtun regjisorit Edon Rizvanolli, i cili tregon historinë e një djali të vetmuar adoleshent, i cili jeton në Amsterdam me nënën e tij refugjate nga Kosova, i cili vazhdimisht hyn në telashe, ndërsa e kërkon pranimin e saj. Por traumat e shkaktuara nga lufta, të cilat nëna i’a mban të fshehura, e kthejnë botën e tij përmbys. Ky film është zyrtarisht përzgjedhja e Qendrës Kinematografike të Kosovës për çmimet Oskar, n’kategorinë e filmit më të mirë të huaj.
Filmi dokumentar Me Dasht’, me dasht’, me dasht’ nga Ilir Hasanaj i cili fitoi çmimin e publikut në DokuFest do të vijnë gjatë muajit tetor për audiencen e Pejës, ky film do të tregoj më shumë rreth tregimit të një çift të ndarë rishtas të cilët përpiqen të gjejë një mënyrë për të punuar dhe jetuar bashkë në një projekt performance arti me 30 artistë që udhëtojnë nëpër 3 shtete. Ata janë të shoqëruar nga një adoleshent i humbur, i cili është i zhgënjyer nga jeta.
Filmi Recollection është film eksperimental i prodhuar në vitin 2017 i cili vë në pah jetën e kosovarëve gjatë viteve 90-të krahas regjimit të Milosheviqit dhe superioritetit te atëhershëm të komunitetit serb në Kosovë. Autori i filmit, Art Haxhijakupi, përdorë materiale nga arkiva familjare e viteve 90-të në Pejë duke ndërtuar një tregim të ndërlikuar përmes së cilit elemente nga historia e diskursit politik, pop kultura, nacionalizmi dhe ideali kombëtar ofrojnë një qasje të re ndaj interpretimit të së kaluarës dhe kujtesës kolektive. Temat e ndërlidhura të këtij filmi u themeluan dhe shtjelluan paraprakisht në kuadër të një projekti akademik gjatë viteve 2015-16, ndërsa në fillim të vitit 2017 u adaptuan në format filmik. Ky film është shfaqur fillimisht në festivalin e filmit Dokufest në Kosovë, kurse së fundi u prezantua në Londër në kuadër të programit për studime shqiptare “Alexander Nash” në universitetin me renome botërore University College London.
Në kuadër të programit do të ketë përzgjedhje kuratoriale të filmave më të mirë të cilët janë shfaqur gjatë DokuFest-it Festivalit Ndërkombëtar të Filmave Dokumentar dhe Anibar Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar.
Gjatë muajit Tetor në Kinema, gjithashtu do të vazhdojn të mbahen edhe prezantime, punëtori për animacion, dhe BarCamp Peja.
Qëllimi i kinemasë është që të shërbejë si hapësirë social-kulturore qytetit të Pejës, me program filmik, edukativ, artisik, dhe për teknologjinë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFuqia dhe utopia e një “bote me besë”, fytyrë apo maskë
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Dhjetë vjet vetmi: Bota letrare, një dekadë pa Marquezin
XHUBLETA
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre