Kina do të marrë masa për të mbrojtur interesat e saj, në rast se Shtetet e Bashkuara dëmtojnë lidhjet tregtare, ka thënë Ministria e Tregtisë në Kinë, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka autorizuar një hetim rreth dyshimeve se Kina i ka vjedhur SHBA-së, pronësi intelektuale.
Kjo ka qenë masa e parë tregtare e administratës së presidentit Trump, kundër Kinës, në kohën kur janë rritur tensionet rreth ambicieve bërthamore të Koresë Veriore.
Sidoqoftë një hap i tillë, nuk shihet se mund të ndikojë në marrëveshjet afatshkurtra tregtare në mes të dy vendeve.
Përfaqësuesi amerikan për Tregti, Robert Lighthizer, do të ketë një vit kohë, për të vërtetuar nëse duhet të niset ndonjë hetim zyrtar rreth politikave të Kinës për pronat intelektuale, për të cilat Shtëpia e Bardhë dhe grupe industriale amerikane thonë se janë duke dëmtuar bizneset në SHBA.
“Në rast se SHBA-ja injoron faktet dhe nuk respekton parimet tregtare, duke marrë masa që do të dëmtonin interesin e dy palëve, Kina pa dyshim se nuk do të qëndrojë duke shikuar, mirëpo do të marrë të gjitha masat për të ruajtuar të drejtat e vendit”, është thënë nga ministria e Tregtisë së Kinës.
Zyrtarë të administratës së presidentit Trump kanë vlerësuar se vjedhja e pronës intelektuale nga Kina mund të kap vlerën e 600 miliardë dollarëve.
Kina në anën tjetër ka thënë se çështjet e tregtisë nuk duhet të jenë të lidhura me problemet e SHBA-së me Korenë Veriore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë