LAJMI I FUNDIT:

Kina vë në qarkullim “trenin si plumb”: Ai është “i mençur” – ka 2,718 sensorë dhe lëviz me shpejtësi deri në 350km/h

Kina vë në qarkullim “trenin si plumb”: Ai është “i mençur” – ka 2,718 sensorë dhe lëviz me shpejtësi deri në 350km/h

Kina kohët e fundit ka zbuluar një tren të ri, i cili pritet të lidh Pekinin me qytetin e Zhangjiakou, ku do të mbahen shumë nga ngjarjet e Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2022.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, treni i ri me shpejtësi të lartë do të zvogëlojë kohën e udhëtimit midis dy qyteteve, nga tre orë në vetëm 47 minuta.


Thuhet gjithashtu se ky “tren plumb” është i pari në botë që mund të shkojë deri 350 kilometra në orë pa shofer (një shofer monitorimi do të jetë në bord në rast emergjencash).

Ndërsa hekurudha nëpër të cilën pritet të ecë ky tren mori rreth katër vjet për ta ndërtuar – dhe do të bashkohet me Pekinin, Yanqing dhe Zhangjiakou.

Gjithashtu do të ketë dhjetë stacione të ndryshme, përfshirë Badaling Changcheng, ku njerëzit mund të hyjnë në Murin e Madh të Kinës.

Sa i përket dizajnit, thuhet se disa kabina kanë zona të mëdha depozitimi për pajisje sportive dimërore – dhe jo vetëm.

Veç kësaj, trenat do të jenë “të zgjuar” me sinjale të pajisura 5G, ndriçim inteligjent dhe 2.718 sensorë për të identifikuar ndonjë problem në kohë reale.

Robotët dhe teknologjitë e njohjes së fytyrës do të përdoren në stacione për gjithçka, nga drejtimet deri tek kontrolli.

Ndryshe, treni i ri vjen ndërsa Pekini vazhdon të përgatitet për Lojërat Olimpike Dimërore 2022.

“[Trenat] mund të përmirësojnë efikasitetin e punës sonë, të promovojnë sportet dimërore të Kinës dhe të forcojnë ekonominë e akullit dhe dëborës”, ka thënë për median shtetërore Xinhua, Yang Yang, një medalist i artë për patinazh. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Menstruacioni i parë

Menstruacioni i parë

Kalo në kategori