LAJMI I FUNDIT:

Kina me rritje ekonomike deri në 6.8%

Kina me rritje ekonomike deri në 6.8%

Rritja e ekonomisë së Kinën ka gjasa të ngadalësohet në 6.5 deri në 6.8% këtë vit, tregojnë zyrtarët e lartë të partisë komuniste.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë u rrit me 6.9% në vitin 2017, që është përshpejtimi i parë vjetor që prej 2010. Norma e rritjes theu lehtë projeksionet e qeverisë për një rritje të Produktit të Brendshëm Bruto me 6.5%, duke sjellë lajme pozitive për politikëbërësit që po përpiqen të trajtojnë rreziqet financiare dhe ulin borxhin e korporatave.


Sipas zevendësekretarit të Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformave, Fan Hengshan, rritja ekonomike këtë vit ka gjasa të kalojë 6.5%-shin. Ndërkohë, zyrtarët e Bankës Qendrore presin një ngadalësim të rritjes në 6.5% këtë vit, kryesisht prej rënies së shitjeve në prona dhe investimet më të ulëta në infrastrukturë.

Më herët gjatë muajit, rregullatorët e bankingut në Kinë deklaruan se ekzistojnë rreziqe të papritura ndaj stabilitetit financiar.

Agjencitë globale të vlerësimit të kreditit S&P dhe Moody’s, kanë zhvlerësuar borxhin sovran të kinës vitin e kaluar, duke theksuar shqetësime në lidhje me rritjen masive të borxhit.

Kjo sipas zyrtarëve, ka ardhur prej stimujve në kreditim, që janë ndërmarrë për të arritur objektivat e rritjes ekonomike. /Telegrafi/