LAJMI I FUNDIT:

Kina planifikon ta zëvendësojë lideren e Hong Kongut, shkaku i protestave të vazhdueshme

Kina planifikon ta zëvendësojë lideren e Hong Kongut, shkaku i protestave të vazhdueshme

Raportohet se Pekini zyrtar planifikon ta zëvendësojë lideren e Hong Kongut, Carrie Lam pas protestave të dhunshme kundër qeverisë, që nuk po ndalojnë për disa muaj me radhë.

Financial Times është njoftuar nga burime të besueshme, se Kina do ta largojë lideren pro Pekinit, për të ndaluar kritikat ndaj saj dhe protestat në këtë qytet gjysmë autonom, transmeton Telegrafi.


Burimet anonime, kanë bërë të ditur se plani varet nga fakti, nëse gjendja në qytet do të stabilizohej, për të lënë të kuptohet se Pekinin nuk nënshtrohet ndaj dhunës.

Hong Kongu tërheq zyrtarisht projektligjin që shkaktoi protesta
Lexo po ashtu Hong Kongu tërheq zyrtarisht projektligjin që shkaktoi protesta

Deri më tani, qeveria qendrore kineze i ka dhënë përkrahje Lam dhe policisë së Hong Kongut, protestuesit i ka quajtur si shkatërrues, e ka dënuar dhunën që kanë shkaktuar ndaj policisë.

Zyra e Lam nuk i ka komentuar këto raporte, derisa një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme e Kinës ka thënë shkurt se kjo është një thashetheme e Financial Times me motive të ulëta.

Gjatë ditës së sotme, Ministri i Sigurisë në qeverinë e rajonit special administrativ Hong Kong të Kinës, John Lee, ka njoftuar se kanë tërhequr zyrtarisht projektligjin që parashikonte ekstradimet në Kinë, rajonin special Makao dhe në Tajvan, të personave që janë të dënuar ose ndaj të cilëve ka akuza në Hong Kong. /Telegrafi/