Kina ka thënë se kundërshton ashpër tarifat e reja të planifikuara nga Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ato paraqesin “një shembull shumë të keq”, transmeton BBC.
Tarifat në vlerë të 60 miliardë dollarëve në produktet kineze janë bërë të ditura të enjten, si përgjigje ndaj supozimeve për vjedhje të pronës intelektuale nga Kina.
Kina ka thënë se masa të tilla nuk janë “në të mirë të interesit global” dhe i kanë bërë thirrje SHBA-së të mënjanojë dëmtimin e marrëdhënieve tregtare.
Ky konflikt ka rritur zërat për ndonjë luftë tregtare.
Sipas tarifave të reja është planifikuar që të kufizohen investimet kineze në SHBA.
Ministria kineze e Tregtisë, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për injorim të përpjekjeve për të rritur të drejtat e pronësisë intelektuale dhe për “shpërfillje të zërave të masave të gjera të industrisë”.
“Ky rast përbën unilaterizëm dhe proteksionizëm tregtar. Kina e kundërshton ashpër këtë gjë”, është thënë në deklaratë.
Po ashtu është thënë se Kina, “nuk dëshiron luftë tregtare, mirëpo nuk është e frikësuar aspak nga një e tillë”.
Ndërkohë sot hyn në fuqi ligji amerikan për importet e çelikut dhe aluminit.
Trump pati thënë se tarifat e reja janë të nevojshme për të sfiduar tregtinë e “padrejtë”.
Kina që është eksportuesi i 11-të i çelikut në SHBA, ka thënë sot se është duke konsideruar masa për “të balancuar humbjet e shkaktuara në interesin e Kinës”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre