LAJMI I FUNDIT:

Kina gjobit me 210 milionë dollarë influencuesen e famshme Viya

Kina gjobit me 210 milionë dollarë influencuesen e famshme Viya

E famshmja kineze e internetit Huang Wei, e njohur gjerësisht si Viya, është urdhëruar të paguajë taksa dhe gjoba me vlerë 1.34 miliardë juanë (21.02 milionë dollarë) për evazion fiskal, njoftoi të hënën Shërbimi Tatimor Provincial i Zhejiang nën Administratën Shtetërore të Taksave (STA).

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky është dënimi i dytë për evazion fiskal që i vihet transmetimeve të drejtpërdrejta të tregtisë elektronike që nga nëntori.


Sipas ligjit të Republikës Popullore të Kinës në lidhje me administrimin e mbledhjes së taksave, Huang do të ngarkohet me një normë ndëshkimi që varion nga 0,6 deri në 4 herë më shumë se shuma e tatimit të shmangur.

Konkurrentja e saj Li Jiaqi, e cila u bë e famshme duke shitur buzëkuq përmes transmetimit live të Taobao, është marrë gjithashtu në pyetje për evazion fiskal.

Me intensifikimin e mbikëqyrjes tatimore ndaj individëve dhe bizneseve të përfshira në sektorin e transmetimit live, më shumë se një mijë transmetues kanë shlyer tatimin përmes vetëvlerësimit.

Sipas udhëzimeve të lëshuara nga STA në shtator, atyre që mund të raportojnë dhe korrigjojnë menjëherë çështjet e lidhura me taksat deri në fund të vitit 2021, mund t’u jepet lehtësim ose do të përjashtohen nga gjobat.

Menjëherë pas shpalljes së deklaratës, Huang postoi një letër falje në llogarinë e saj në Weibo, duke thënë se do të japë informacion të mjaftueshëm dhe do të shlyejë gjobat që lidhen me taksat brenda periudhës së caktuar. /Telegrafi/