Kina ka mbyllur mijëra faqe dhe llogari në internet pas një fushate tre mujore kundër përmbajtjes “së dëmshme”, njoftoi agjensioni shtetëror i lajmeve Xinhua.
Përmbajtja në 4,000 ueb faqe, përfshinte shkeljet e të drejtës së autorit dhe përhapjen e materialeve me “vlera të pahijshme, vulgaritet apo gjëra të turpshme”, shkruan ky agjension.
Por spastrimi gjithashtu duket se ka për qëllim platformat që ofrojnë libra falas. Kina kontrollon rreptësisht qasjen në internet të qytetarëve kinez, raporton BBC.
Objektivat e mëparshme kanë përfshirë aplikacionet e llotarisë dhe materialet që përmbajnë përmbajtje pornografike ose të dhunshme, përcjell Telegrafi.
Analistja e BBC, Kerry Allen, tha se goditja e tillë nuk ishte e pazakontë.
“Ka patur një numër të këtyre goditjeve më parë, dhe njerëzit atje presin që këto faqe të mos jenë faqe interneti në të cilat do të qasen në mënyrë të rregullt,” deklaroi ajo.
Gjatë gushtit u raportua se Google po planifikonte një shërbim të ri cenzure në Kinë, i cili do të bllokonte faqe të caktuara të internetit në përputhje me rregullacionet lokale.
Google kurrë nuk ka komentuar mbi raportet, por qindra punonjës i kanë shkruar kompanisë në shenjë proteste, pas raportimeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëForcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë
Diversifikimi i Windows Phone 7
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur