LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian refuzon ofertën e Balenciagas për vitin 2023 pas skandalit

Kim Kardashian refuzon ofertën e Balenciagas për vitin 2023 pas skandalit

Kim Kardashian thuhet se hodhi poshtë një marrëveshje të vitit 2023 me Balenciagan pasi njoftoi se po “rivlerësonte” partneritetin e saj me shtëpinë e modës pas skandalit të tyre të reklamave BDSM.

Sipas TMZ, marka iu afrua Kardashian me ofertën përpara se të dilnin imazhet e diskutueshme – por ajo e refuzoi pak pasi filloi reagimi.

Ylli televiziv, 42 vjeçare, hoqi gjithashtu veshjet e shumta të Balenciagas që po planifikonte të vishte në ngjarjet e ardhshme dhe tashmë ka kontaktuar me stilistë të tjerë.


Kim Kardashian (Foto: Getty Images)

Vendimi i Kardashian për të hequr dorë nga fushata erdhi disa ditë përpara se ajo të denonconte markën, duke thënë se ajo ishte “e tronditur nga imazhet shqetësuese”.

Kim Kardashian kritikon fushatën kontroverses të Balenciagas, thotë se po e rishqyrton bashkëpunimin me markën
Lexo po ashtu Kim Kardashian kritikon fushatën kontroverses të Balenciagas, thotë se po e rishqyrton bashkëpunimin me markën

“Kam qenë e qetë për ditët e fundit, jo sepse nuk kam qenë e neveritur dhe e indinjuar nga fushatat e fundit të Balenciagas, por sepse doja një mundësi për të folur me ekipin e tyre për të kuptuar vetë se si mund të kishte ndodhur kjo”, postoi Kardashian në Twitter të hënën.

“Si nënë e katër fëmijëve, jam tronditur nga imazhet shqetësuese. Siguria e fëmijëve duhet të mbahet me respektin më të lartë dhe çdo përpjekje për të normalizuar abuzimin e fëmijëve të çfarëdo lloji nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë”.

Kim Kardashian (Foto: Getty Images)

Shumë të famshëm të tjerë përfshirë motrën e Kardashian, Kylie Jenner, kanë folur kundër markës luksoze.

Që atëherë, Balenciaga ka kërkuar falje disa herë dhe ka tërhequr fushatën.

Shtëpia e modës ka kërkuar falje për imazhet shqetësuese të reklamave

Ata kanë ngritur një padi prej 25 milionë dollarësh kundër “palës së tretë” që krijoi imazhet. /Telegrafi/

Kim Kardashian (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Kalo në kategori