LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian fotografohet duke ecur zbathur dhe me varësen në formë kryqi nëpër qytet

Kim Kardashian fotografohet duke ecur zbathur dhe me varësen në formë kryqi nëpër qytet

Kim Kardashian ekspozoi figurën e saj trupore, ndërsa u shfaq e veshur me një fustan të zi të ngushtë të shtunën mbrëma teksa po shkonte në një tjetër festë para dasmës në kështjellën Castello Brown përpara se motra e saj Kourtney të martohej me të fejuarin e saj Travis Barker.

Ylli i kënaqi fansat duke ecur zbathur për rreth 200 metra përgjatë pjesës së përparme të portit në fshatin italian Portofino, shkruan DailyMail.

Kim, 41 vjeçe, kishte veshur të njëjtën veshje siç kishte veshur më herët gjatë ditës kur u fotografua duke bërë një shëtitje rreth pikës turistike me vajzën e saj tetëvjeçare North.


Por një asistente u pa duke ecur pranë saj me një çantë që dukej se përmbante veshjen e saj për festimet e mbrëmjes.

Kim kishte vendosur si aksesorë dy zinxhir argjendi në formë kryqi.

Kardashian refuzoi t’i përgjigjej çdo pyetjeje dhe nguli sytë drejt përpara, ndërsa një gazetar i DailyMail e pyeti: “A po e pret me padurim dasmën nesër?”

Flokët bionde i kishte të lidhura mbrapa, në vend që t’i linte të lira si në daljen e saj gjatë ditës.

Ajo vazhdimisht e mbajti telefonin në vesh gjatë gjithë ecjes së saj.

Kim e kishte kaluar pasditen në superjahtin Regina D’Italia ku Kourtney dhe bateristi i Blink-182, Travis po qëndrojnë para festës së dasmës së tyre.

Ajo u largua nga jahti rreth orës 20:30 dhe zbriti në breg, në port, pasi u ankorua pranë një rreshti superjahtesh.

Kim më pas eci në një hyrje tuneli në shpatin e kodrës, i cili besohet se ofron qasje të fshehtë në kështjellën Castello Brown ku po mbahet dasma.

Shtëpia ku po qëndrojnë disa anëtarë të familjes Kardashian është ngjitur me Castello Brown. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Magazina
Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Magazina
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Magazina
Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Magazina
Kalo në kategori