LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian dhe Pete Davidson shijojnë një darkë në Los Angeles bashkë me Jeff Bezos dhe të dashurën e tij, Lauren Sanchez

Kim Kardashian dhe Pete Davidson shijojnë një darkë në Los Angeles bashkë me Jeff Bezos dhe të dashurën e tij, Lauren Sanchez

Kim Kardashian dhe i dashuri i saj, Pete Davidson, arritën në qytet (Los Angeles) për një takim të dyfishtë të hënën mbrëma – me askënd tjetër përveç themeluesit të Amazon, Jeff Bezos dhe të dashurën e tij, Lauren Sanchez.

Ylli televiziv, Kim, 41 vjeçe, dhe i dashuri i saj 28-vjeçar, u fotografuan duke qeshur me njëri-tjetrin në Ëest Hollyëood, të ndjekur nga Jeff, 58 vjeç dhe partnerja e tij për një kohë të gjatë Lauren, 52 vjeçe.

Sipas burimeve, katërshja ka shijuar një darkë të gjatë, duke kaluar disa orë së bashku përpara se të niseshin nga restoranti dhe të hipnin në automjete të veçanta – ndërsa shoqëroheshin nga disa roje sigurie, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Kim dhe Pete (Foto: Backgrid)

Darka duket se ka shkuar mirë në bazë të shprehjeve të Kim dhe Pete teksa dilnin nga restoranti të buzëqeshur.

Nuk është hera e parë që Kim dhe Pete kanë shijuar një darkë të gjatë me Jeffin; çifti mori pjesë në një darkë në shtëpinë e themeluesit të miliarderit të Amazon, prej 175 milionë dollarësh në Los Angeles, në janar.

Kanye West me një pushim romantik me të dashurën e re në një resort luksoz ku nata kushton mbi katër mijë euro - në të njëjtin vend ku e solli Kim Kardashianin për ditëlindjen e 37-të
Lexo po ashtu Kanye West me një pushim romantik me të dashurën e re në një resort luksoz ku nata kushton mbi katër mijë euro - në të njëjtin vend ku e solli Kim Kardashianin për ditëlindjen e 37-të

Restoranti i tyre i zgjedhur – AOC – përshkruhet nga themeluesit e tij si një ‘bar’ që bashkon ‘një listë të këndshme verërash në gotë me një meny me pjata të vogla’, duke përfshirë pulën e skuqur spanjolle.

Kim dhe Pete (Foto: Backgrid)

Çmimet në menynë e ushqimit variojnë nga gjashtë dollarë për bukën në AOC deri në 72 dollarë për një pulë të plotë të pjekur dhe ullinj jeshil.

Restoranti ofron gjithashtu disa opsione private ngrënieje.

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez (Foto: Backgrid)

Romanca e Pete dhe Kim u bë publike në muajin mars, ndërsa themeluesja e “SKIMS” u shpall beqare.

Ajo ishte ndarë zyrtarisht nga partneri i saj, reperi Kanye West, pas gjashtë vitesh martesë. /Telegrafi/

Kim, Pete, Jeff dhe Lauren (Foto: Backgrid)

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

Magazina
“Ty të pëlqejnë djemtë si ai

“Ty të pëlqejnë djemtë si ai", Rozana - Loredanës për Jozin: Ai është dhunues psikologjik, prandaj erdhi babai

Magazina
Loredana kujton takimin me të atin në BBVA, i dha informacione nga jashtë për situatën me Jozin?

Loredana kujton takimin me të atin në BBVA, i dha informacione nga jashtë për situatën me Jozin?

Magazina
Livia flet për mesazhin që i dërgoi Mevlani: Ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra të rënda jashtë

Livia flet për mesazhin që i dërgoi Mevlani: Ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra të rënda jashtë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Kalo në kategori