LAJMI I FUNDIT:

Kim Jong-un shpall fitoren ndaj COVID-19, motra e tij tregon se edhe lideri ishte prekur nga ky virus – të pranishmit në sallë nuk i mbajnë lotët

Kim Jong-un shpall fitoren ndaj COVID-19, motra e tij tregon se edhe lideri ishte prekur nga ky virus – të pranishmit në sallë nuk i mbajnë lotët

Kim Jong-un i Koresë së Veriut vuajti nga “ethet” gjatë pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, ka thënë motra e tij – në atë që duket të jetë sugjerimi i parë që ai kishte virusin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kim Yo-jong gjithashtu fajësoi Korenë e Jugut për shpërthimin e coronavirusit në vendin e saj.


Në anën tjetër, Koreja e Jugut i hodhi poshtë pretendimet si “të pabaza”.

Zonja Kim po fliste ndërsa vëllai i saj shpalli fitoren në betejën e vendit kundër Covid-19.

Ndryshe, vendi sekret njoftoi shpërthimin e tij të parë të rasteve me Covid-19 në maj dhe që atëherë ka raportuar infeksione me ethe dhe vdekje.

Por ka dyshime të përhapura mbi të dhënat, veçanërisht numrin e ulët të vdekjeve.

Zonja Kim, derisa fliste për shëndetin e vëllait të saj, tha: “Edhe pse ishte i sëmurë rëndë me temperaturë të lartë, ai nuk mundi të shtrihej për asnjë moment duke menduar për njerëzit për të cilët duhej të kujdesej deri në fund”.

Z. Kim ndërkohë deklaroi një “fitore të shkëlqyer” mbi virusin dhe vlerësoi “këmbënguljen e paepur” të koreano-veriorëve.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut urdhëroi të hiqen kufizimet dhe përshëndeti “mrekullinë” e vetëm 74 vdekjeve nga virusi.

Koreja e Veriut nuk ka raportuar asnjë rast të ri të dyshuar që nga 29 korriku – por vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se vendi ka testime të kufizuara.

KCNA pretendon se ka pasur 4.8 milionë infeksione që nga fundi i prillit, por vetëm 74 vdekje, që është një shkallë vdekshmërie prej 0.002% – më e ulëta në botë.

Shumë ekspertë e kanë të vështirë t’i besojnë këto statistika. Ata thonë se vendi ka një nga sistemet më të këqija të kujdesit shëndetësor në botë me pak njësi të kujdesit intensiv dhe pa ilaçe apo vaksina për trajtimin e Covid-19.

Vendi nuk ka zbatuar asnjë program vaksinimi gjatë pandemisë, duke u mbështetur në izolime, trajtime shtëpiake dhe atë që zoti Kim e ka quajtur “sistemi socialist i favorshëm i stilit korean”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori