LAJMI I FUNDIT:

Kim Jong Un dhe Vladimir Putin do të takohen për herë të parë

Kim Jong Un dhe Vladimir Putin do të takohen për herë të parë

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të takohet për herë të parë me presidentin rus Vladimir Putin.

Takimi mes tyre do të do të mbahet gjatë këtij muaji në Rusi, njofton zyrtarisht Kremlini.

Ky është takimi i parë për presidentin Putin me një lider të Koresë së Veriut që prej vitit 2002, kur u takua me babain e Kim Jong-un në Vladivistok, përcjell tvklan.al.

Njoftimi i Kremlinit për takimin Putin-Kim Jong vjen pasi Koreja e Veriut testoi me sukses një armë të re taktike.

Kim Jong-un më herët ka zhvilluar dy samite me presidentin amerikan Donald Trump, një përpjekje kjo e SHBA-së për t’i dhënë fund armatimit bërthamor të Koresë Veriore.