LAJMI I FUNDIT:

Kikboksieri nga Kosova debuton me fitore në Glory, Gashi mposht me nokaut Jaunceyn (Foto/Video)

Kikboksieri nga Kosova debuton me fitore në Glory, Gashi mposht me nokaut Jaunceyn (Foto/Video)

Kikboksieri shqiptar me prejardhje nga Peja, Elvis Gashi, ka debutuar si është më së miri në garat e GLORY 43, duke e mposhtur me nokaut në Madison Square Garden të New Yorkut, kanadezin Josh Jauncey.

Gashi ka bërë debutimin e tij në peshat e lehta të GLORYT duke e mposhtur në Madison Square Garden kanadezin Jauncey dhe duke u përshëndetur me një mori zhurmash e duartrokitjesh nga publiku.


Kjo pasi, kikboksieri pejan ishte mikpritës në këtë garë dhe të mbledhurit në New York ishin ata që kujdeseshin për vetveten dhe Gashin, i cili vjen nga Bronxi dhe iu dha një mirëseardhje heroike.

Elvis Gashi vs Jauncey

Pejanit në këtë meç iu deshën vetëm dy raunde, pasi arriti të shpartalloj kundërshtarin e tij, duke e nokautuar tri herë brenda raundit të dytë, dhe rrëzimi i tretë ishte fatal për kanadezin, i cili nuk mundi më ta vazhdoj ndeshjen dhe gjyqtari konfirmoi fitoren e Gashit.

Gashi, edhe pse jeton në Bronx dhe lufton nën flamurin e SHBA-ve, ai ka lindur në Kosovë dhe gjithashtu ka jetuar në Belgjikë për shumë vite. Kështu ai është në thelb një kikboksier evropian në maskën e një amerikani, dhe kjo është një konsideratë e rëndësishme për shkak të thellësive të ndryshme të talenteve dhe përvojës në të dy rajonet.

Një goditje e fortë nga pejani

Ndryshe, Glory Sports International, kompania mëmë e GLORY World Series, është e përkushtuar që të mbledh kikboksierët e nivelit botëror, ose luftime standarde të arteve marciale, në një platformë të madhe përpara audiencës globale dhe për të prodhuar ndeshje mes luftëtarëve më të mirë në planet.

Rregulli nr 1: mos u ngatërro me një shqiptar!

GLORY World Series është vendi ku atletët e arteve marciale, shumë të kualifikuar në një gamë të gjerë disiplinash luftarake, përfshirë Muay Thai, Kik-boks, Boks, Karate, Kung Fu, Tae Kwon Do dhe Capoeira, konvertohen nën një grup rregullash për të përcaktuar se kush mbretëron në ring.

Lista e arritjeve të Gashit përfshin fitimin e Kampionatit Kombëtar të Kosovës katër herë, duke fituar dy herë titullin amator WKA dhe duke qenë kampion kombëtar i IKF USA. Para se të kthehej në profesion, ai grumbulloi rekord prej 107 fitoreve dhe vetëm tre humbjeve si një amator./Telegrafi/