LAJMI I FUNDIT:

Kik-boksieri Ahmetaj bën krenarë shqiptarët, fiton titullin kampion bote në “Wako Pro” (Foto)  

Kik-boksieri Ahmetaj bën krenarë shqiptarët, fiton titullin kampion bote në “Wako Pro” (Foto)  

Kikboksieri kosovar, Shpetim Ahmetaj e ka zhvilluar të shtunën (mbrëmë) meçin për kampion bote në kategorinë “Wako Pro” kundër turkut të njohur, Kadir Tastan, të cilin e ka fituar në fund.

Meçi mes Ahmetajt dhe Tastanit është zhvilluar nga ora 20:00 në sallën e sporteve “Karagaq” në qytetin e Pejë.


Ky meç i madh është fituar në fund nga kik-boksieri kosovar, Ahmetaj, i cili në fund u stolis me titullin kampion bote në “Wako Pro”.

Shpejtim Ahmetaj, gati për t’i sjell Kosovës medaljen e artë në Wako Pro
Lexo po ashtu Shpejtim Ahmetaj, gati për t’i sjell Kosovës medaljen e artë në Wako Pro

Këtë titull kampion Ahmetaj e arriti pas ushtrimeve të pandalshme individuale dhe me trajner personal.

Ishte Egzon Shkololli, i cili e përgatiti maksimalisht kik-boksierin kosovar, Ahmetaj, për të fituar në fund titullin kampion botë në “Wako Pro”.

Ahmetaj dhe trajneri i tij kondicional, Egzon Shkololli

Ky titull kampion bote në kik-boks fitohet për herë të parë nga një shqiptar nga Kosova dhe pejani është i lumtur për këtë.

Është vet, Ahmetaj që ka treguar se ndihet krenar me këtë arritje gjatë një postimi të tij në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, kundërshtari i tij, Tastan, ishte kampion aktual i botës në këtë kategori dhe Ahmetaj ia rrëmbeu titullin kampion. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori