LAJMI I FUNDIT:

Kidnapimi i policëve brenda territorit të Kosovës, harta e pozicionimit dhe reagimet  

Kidnapimi i policëve brenda territorit të Kosovës, harta e pozicionimit dhe reagimet  

Të mërkurën tre policë të Kosovës u kidnapuan brenda territorit të Kosovës nga Njësia Kobra e Serbisë.

Pas lajmit për kidnapimin e policëve pati reagime të shumta në vend, duke filluar nga presidentja e vendit, kryeministri, ministri i Brendshëm e kryetarët e partive opozitare.


Policia e Kosovës ka njoftuar se si ka ndodhur rasti i kidnapimit të zyrtarëve policorë të Kosovës.

Në njoftim thuhet se njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.

“Sot, në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së.

Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion. Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat serbe”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tre policë brenda territorit të Kosovës kidnapohen nga forcat Kobra të Serbisë
Lexo po ashtu Tre policë brenda territorit të Kosovës kidnapohen nga forcat Kobra të Serbisë

Me qëllim që të ndërmerren veprime konkrete për sigurinë e zyrtarëve policorë që dyshohet të jenë kidnapuar nga forcat serbe, janë kontaktuar të gjitha mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Polici të Kosovës. Po ashtu edhe media të ndryshme serbe kanë raportuar se pjesëtarët e njësiteve speciale serbe, kanë arrestuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.

E pas rastit të kidnapimit, Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media, gjersa kanë publikuar edhe hartën e pozicionimit të policëve që u kidnapuan nga Serbia.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka deklaruar se pretendimet se ata ishin arrestuar brenda territorit të Serbisë nuk janë të vërteta.

Kelani, tha se tre policët kufitar të Kosovës, u kidnapuan në mënyrë klasike nga Njësia speciale policore e Serbisë.

“Në formë të organizuar kanë kidnapuar tre zyrtarë të policisë së Kosovës, patrullues. Dua ta theksoj se ka ndodhur një kidnapim klasik nga forcat serbe. Policia dëshiron të theksoj se njësia patrulluese e kufirit, ka qenë me detyrë zyrtare, në pikë statike thellë në territorin e Kosovës, kanë qenë duke e kryer detyrën zyrtare, për ta parandaluar kalimin e grupeve kriminale të kalojnë, ta ndalojnë kontrabandimin përfshirë edhe dyshimet për armatim në atë pjesë”, ka thënë ai.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani rastin e kidnapimit të tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës e ka quajtur agresion nga ana e Serbisë.

Kidnapimi i policëve, Osmani: Serbia vazhdon të veprojë me tendenca hegjemoniste, ky akt kërkon reagim të ashpër ndërkombëtar
Lexo po ashtu Kidnapimi i policëve, Osmani: Serbia vazhdon të veprojë me tendenca hegjemoniste, ky akt kërkon reagim të ashpër ndërkombëtar

‘Ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit”, tha ajo.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti theksoi se tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë.

Ai rrëmbimin e policëve e ka quajtur hakmarrje të Serbisë për arrestimin Millun Millenkoviq – Lune.

“Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim”, tha ai.

Për kidnapimin e policëve kanë reaguar edhe nga partitë opozitare.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se kidnapimi i policëve është shkelje flagrante e sovranitetit nga Serbia.

Ai kërkoi që qeveria të bëjë gjithçka për lirimin e tyre.

Krasniqi: Kidnapimi i policëve, shkelje flagrante e sovranitetit nga Serbia, qeveria të bëjë gjithçka për lirimin e tyre
Lexo po ashtu Krasniqi: Kidnapimi i policëve, shkelje flagrante e sovranitetit nga Serbia, qeveria të bëjë gjithçka për lirimin e tyre

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku theksoi “të tre policët e rrëmbyer i presim në shtëpi. Ky është borxhi ynë si Republikë përballë agresionit luftënxitës të Serbisë. Lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri”.

“Për këtë lirim, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i pa alternativë. Prandaj, sot, bie dhe perdja e naiviteti popullist që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar”.

Ndërkaq, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj theksoi më tej se situata e krijuar në veri të Kosovës, e bën të dyshojë në qëllimet e Kurtit.

“Kurti intensivisht me çdo veprim të vetin po e prish këtë aleancë, pra ky ose është spiun i Serbisë ose është ai që me zor do me mbet në pushtet sa me fshehë qeverinë e tij humbëse të zhytur në korrupsion e nepotizëm, e po e kërkon shpëtimin në kriminelë, duke i arrestuar ata e duke na shitur këtë si fitore të Kosovës”, tha ai.

KFOR-i: Jemi në kontakt me autoritetet serbe

Pas kidnapimit të policëve të Kosovës, misioni i NATO-s në Kosovë ka thënë se janë në kontakt me autoritetet e Serbisë për të marrë informacione se çfarë ka ndodhur me rastin e tre policëve.

Kidnapimi i policëve, KFOR: Jemi në kontakt me autoritetet serbe
Lexo po ashtu Kidnapimi i policëve, KFOR: Jemi në kontakt me autoritetet serbe

Në një reagim për media, KFOR-i ka thënë se nuk është përfshirë në ngjarjen e sotme.

“KFOR-i nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen e sotme lidhur me tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe në fakt është në kontakt me autoritetet serbe për të marrë informacione zyrtare për atë që ka ndodhur”, thuhet në reagimin e KFOR. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori