Filmi i ri i "Barbie" përveç suksesit të jashtëzakonshëm në arkat filmike, është bërë trend nga vajzat e famshme dhe jo vetëm, duke rikrijuar dukjet si kukulla e famshme.

Kësaj fryme së fundmi ju bashkua edhe moderatorja e famshme, Kiara Tito, e cila ka sjellur një fotosesion të ri mahnitës.


E veshur me një mini-fustan rozë të mbyllur të kombinuar me këpucë me taka me ngjyrë të njëjtë, Kiara përshtati dukjen edhe me makijazh të theksuar dhe flokët e gjata i la në stil të valëzuar.

Screenshot 22 8 Foto: Kiara Tito/Instagram

Për një tjetër dukje, prezantuesja u pa e veshur me një fustan të gjatë me shkëlqim ngjyrë metaliku dhe vjollce.

"Përshëndetje Ken", ka shkruar Kiara në mbishkrimin e fotos që ndau me ndjekësit në Instagram.

Ish-banorja e BBVA 2 dukej tërë shkëlqim dhe më në formë se kurrë më parë, ndërsa të shumta ishin edhe komentet e fansave të saj.

Ndryshe, Kiara aktualisht mbetet prezente në ekran me emisionin e saj të ri "Kepi i Vipave". /Telegrafi/

Screenshot 21 9 Foto: Kiara Tito/Instagram

Screenshot 23 7 Foto: Kiara Tito/Instagram

Screenshot 20 10 Foto: Kiara Tito/Instagram