Banorët e Big Brother VIP Albania kanë realizuar një sfidë të radhës që ishte "Cabare Show".

Ata u caktuat që të performojnë këngë, vallëzim, monolog apo ndonjë interpretim tjetër.


Një performancë e veçantë ishte ajo e moderatores Kiara Tito, e cila këndoi këngën e artistes me famë botërore, Beyonce "Crazy in Love".

330379232 908205277187278 7411934660769562930 n 1 Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Perfomanca e saj u përmbyll me një puthje plot pasion me banorin tjetër, tashmë partnerin e saj, këngëtarin Luiz Ejlli.

Por, më pas Kiara ka bërë edhe një deklarate dashurie për Luizin teksa po shprehte një pjesë të veçantë që ka kaluar në rrugëtimin e saj në BBVA.

"Unë këtu jam shumë e lumtur sepse kam njohur dashurinë e jetës time", u shpreh Kiara për Luizin.

@artistikshqip

Visit TikTok to discover videos!

Kujtojmë që çifti rreth dy javë më parë realizuan një dasmë në kuadër të lojës në shtëpinë e famshme dhe pikërisht në atë ceremoni Kiara ia dhuroi puthjen e parë Luizit.

Që nga ajo kohë ata po vazhdojnë të ndajnë momente romantike dhe intime me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

330455182 1220961235500225 6862078086966437740 n Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania