LAJMI I FUNDIT:

Kia “tërheq për inspektim” 410 mijë automjete në SHBA – ‘airbag’ mund të mos funksionojë gjatë një aksidenti të mundshëm

Kia “tërheq për inspektim” 410 mijë automjete në SHBA – ‘airbag’ mund të mos funksionojë gjatë një aksidenti të mundshëm

Kia pritet të “tërheq për inspektim” më shumë se 410,000 automjete në SHBA për të rregulluar një problem që mund të ndalojë fryrjen e “airbag”-ëve në rast të një aksidenti.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërheqja mbulon disa makina të vogla Forte nga vitet e modelit 2017 dhe 2018, si dhe Sedona dhe SUV të vegjël Soul nga 2017 deri në 2019.


Aty gjithashtu përfshihet edhe Soul elektrike.

Prodhuesi korean i automjeteve thotë se mbulesa e kompjuterit të kontrollit të jastëkut të ajrit mund të kontaktojë një çip memorie dhe të dëmtojë qarkun elektrik.

Kjo mund të ndalojë fryrjen e “airbag”-ëve.

Tregtarët do të inspektojnë kompjuterin dhe ose do të përditësojnë softuerin ose do ta zëvendësojnë atë.

Pronarët do të njoftohen me postë duke filluar nga data 21 mars.

Kia thotë në dokumentet e postuara të premten nga rregullatorët e sigurisë amerikane se problemi u shfaq në Kore korrikun e kaluar.

Kompania thotë se ka 13 ankesa të klientëve dhe 947 pretendime garancie, por nuk u raportuan përplasje apo lëndime. /Telegrafi/