LAJMI I FUNDIT:

Kia prezanton SUV-in e ri kompakt EV5

Kia prezanton SUV-in e ri kompakt EV5

Kia prezantoi zyrtarisht SUV-in e saj të ri kompakt elektrike, EV5 në panairin e automjeteve Motor Show Chengdu të premten.

EV5 i ri është një SUV elektrik miqësor për familjen, i frymëzuar nga modeli kryesor EV9, transmeton Telegrafi.


Kia e kishte prezantuar këtë model në formë koncepti gjatë muajit mars.

Në panairin e makinave, Kia EV5 bëri debutimin e tij global, duke treguar një EV kompakt të ndërtuar për epokën elektrike.

Kia thotë se EV5 “sjell një epokë të re të lëvizshmërisë elektrike në sektorin kompakt të SUV-ve për të përmbushur nevojat e familjeve”. /Telegrafi/