LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i mbështet Policinë e Kosovës për ‘luftimin’ e COVID-19

KFOR-i mbështet Policinë e Kosovës për ‘luftimin’ e COVID-19

Karabinierët italianë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it i dhuruan Policisë së Kosovës 22 makina gjeneruese të ozonit për të pastruar zyrat dhe automjetet nga viruset, bakteret dhe patogjenët e tjerë.

Pajisjet u financuan nga Ministria Italiane e Mbrojtjes dhe do të lehtësojnë punën e institucioneve në Kosovë kundër pandemisë COVID-19.


“Në muajt e kaluar ushtria Italiane, me kërkesë të institucioneve të Kosovës, siguroi një ekip të përbërë nga nëntë anëtarë të personelit nga Regjimenti i 7-të i Mbrojtjes Kimike-Biologjike-Radiologjike-Bërthamore ‘Kremona’ që dezinfektoi mbi 50 objekte publike në të gjithë Kosovën në 34 komuna të ndryshme. Që nga shpërthimi i COVID-19, vendet aleate dhe partnere të NATO-s kanë mbështetur institucionet në Kosovë në përgjigje ndaj pandemisë përmes dhurimit të pajisjeve të mbrojtjes personale dhe duke ofruar mbështetje teknike, ku KFOR-i ka një rol lehtësues”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe Koloneli Enio Simone, komandant i Regjimentit MSU-KFOR, morën pjesë në ceremoninë e dorëzimit në selinë e Policisë së Kosovës në Prishtinë.

“Aftësia e KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes nuk është dëmtuar nga COVID-19, dhe rreth 3,500 ushtarë nga 26 kombe janë duke kryer rregullisht operacionet e tyre ndërsa zbatojnë masa të kujdesshme dhe të fuqishme për të kufizuar përhapjen e virusit dhe për të minimizuar rreziqet për anëtarët e saj dhe për komunitetet ku ata shërbejnë, në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori