LAJMI I FUNDIT:

KD thotë se përballja ndaj OKC-së nuk është “ndeshje e zakonshme”, ende nuk flet me Wesstbrookun

KD thotë se përballja ndaj OKC-së nuk është “ndeshje e zakonshme”, ende nuk flet me Wesstbrookun

Superylli i Golden State Warriors, Kevin Durant, ka thënë se për të nuk është “thjeshtë një ndeshje” e sezonit të rregullt përballja sot pas mesnatës ndaj Oklahoma City Thunder.

Durant ballafaqohet për herë të dytë kundër ish-ekipit të tij këtë sezon dhe kundër ish shokut të tij të ngushtë, Russell Westbrook.


I cilësuar si tradhtar pas kalimit te Golden State duke lënë të kaluarën pas me OKC-në dhe shokun Westbrook, Durant nuk ka kaluar kohëra më të mira që prej kalimit te Golden State pikërisht për shkak të kritikave të shumta dhe përplasjeve me ish-bashklojtarët, shkruan Telegrafi.

Durant vazhdimisht është munduar të injorojë pyetjet për ish ekipin e tij, por këtë nuk mund të bëj një ditë para duelit ndaj OKC-së në Oracle Arena të Bay Area në Oakland.

“Jo, kjo nuk është thjeshtë një ndeshje normale. Kurrë nuk do të jetë kjo “thjeshtë një ndeshje” e sezonit të rregullt. Unë thjesht do të luaj. Nuk ka asgjë serioze. Ndeshja e parë u tejkalua, kështu që sot thjesht e luajmë ndeshjen e radhës”, u shpreh Durant para duelit të shumëpritur.

Në një tjetër pyetje të gazetarëve se nëse ai flet me ish shokun e tij më të mirë te ish skuadra e Oklahomas, Kevin Durant injoroi përgjigjen duke aluduar se ata ende vazhdojnë të mos flasin ashtu sikurse ka pohuar kohë më parë.

“Unë kam folur për këtë tashmë. Unë nuk jam këtu për të folur për këtë. Gjithçka rreth ndeshjes, nuk ka problem do t’iu tregoj. Për gjëra tjera s’kam çka të them”, potencoi një herë fituesi i MVP.

Ndeshja mes OKC-së dhe Golden States zhvillohet në ora 04:30 pas mesnatës.

Durant ka këtë sezon një mesatare prej 25.8 pikësh për ndeshje me 53.8 përqind nga gjuajtjet në lojë të hapur dhe 39.5 për qind nga perimetri. Ai realizon mesatarisht 8.6 kërcime këtë sezon ashtu sikurse 4.7 asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Boks
Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen:

Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen: "Ja ku po shkojmë"

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Largim definitiv - Barcelona ia cakton çmimin Araujos

Largim definitiv - Barcelona ia cakton çmimin Araujos

La Liga
Italia me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, ka një mundësi si mund të ndodhë kjo

Italia me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, ka një mundësi si mund të ndodhë kjo

Serie A
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Kalo në kategori