LAJMI I FUNDIT:

Ketri për katër ditë fshehu më shumë se 70 kg arra në veturë

Ketri për katër ditë fshehu më shumë se 70 kg arra në veturë

Një pronar i Chevrolet Avalanche gjeti automjetin e tij plot arra, pasi e la të parkuar për katër ditë.

Ketrat janë shumë të ngjashëm me njerëzit në atë që ata janë në gjendje të planifikojnë përpara për menaxhimin e furnizimeve të tyre ushqimore gjatë një periudhe të gjatë kohore.


Sidoqoftë, këta brejtës të vegjël nuk janë gjithmonë në gjendje të zgjedhin vendin e duhur për të ruajtur korrat e tyre.

Kështu një ketër vendosi të ruante arrat që po mblidhte për dimër në ‘dhomën’ e motorit të automjetit.

Pronari i automjetit, Bill Fisher nga Dakota e Veriut, SHBA, gjeti Chevrolet e tij plot arra, pasi e la atë të parkuar për katër ditë.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, Fisher tregon kova prej 19 litrash të mbushura deri në majë me rezervat e këtij ketri të vlefshëm.

Fotografitë tregojnë gjithashtu se çdo cep i lirë nën “kapuç” dhe parakolpë ishte i mbushur me arra.

Fisher përfundimisht duhej të hiqte të gjithë kornizën e përparme të automjetit për të pastruar gjithçka.

“Më duhej të hiqja të dy parakolpët dhe të hiqja të gjitha arrat”, tha ai, duke vënë në dukje se përpjekjet e tij nuk ishin 100% të suksesshme.

“Unë ende mund të dëgjoj diçka që rrotullohet brenda automjetit”, shtoi Fischer.

Një fotografi që ai postoi tregon se ai arriti të mbushë gjithsej shtatë kova arra të nxjerra nga automjeti. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Kalo në kategori