Këto zona të Mitrovicës mund të mbesin pa ujë sot, KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërhyrje

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të Mitrovicës dhe rrethinës.
Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Smajl Sfarqa”, “Xhafer Deva”, “Isak Ibrahimi”, “Ibrahim Popovci”, “Hekurudha”, “Mehdi Frashëri”, “Dërvarit” dhe “Obiliqit”, si dhe në fshatin Zasellë.
Ndërkaq, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në rrugët “Ali Pashë Tepelena”, “Fatime Hetemi”, “Frashër i Madh”, “Kollashinit” dhe “Anke Spaiq”.
KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar konsumatorët se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt. Në raste të tilla, konsumatorët këshillohen që ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, deri në kthjellimin e tij.
Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë realizimit të punimeve. /Telegrafi/







































