LAJMI I FUNDIT:

Këto pjesë të mishit të pulës janë plot me baktere dhe parazitë – nuk duhet t’i hani kurrë

Këto pjesë të mishit të pulës janë plot me baktere dhe parazitë – nuk duhet t’i hani kurrë

Edhe pse janë të shijshme, duhet të hiqni dorë nga disa pjesë të mishit të pulës

Janë të paktë ata të cilët nuk e duan mishin e pulës – mund të gatuhet në mënyra të shumta dhe në kombinime të shumta sepse ka shije të mirë, por edhe është më i lirë se cilido qoftë tjetër.


Përgjithësisht, mishi i pulës është i pasur me materie të ndryshme ushqyese, të dobishme për shëndetin e organizmit, por ka disa pjesë të tij të cilat kurrë nuk duhet t’i hani.

Një studim kinez ka treguar që nuk është e mirë çdo pjesë e mishit të pulës, transmeton Telegrafi.

Falë kuzhinierëve të shumtë që përcollën eksperiencat e gatimit te ekspertët, si dhe njohurive të teknologëve, u zbulua se cilat pjesë të pulës nuk duhen konsumuar sepse janë të dëmshme për shëndetin.

Çfarë nuk duhet të hamë?

Ato pjesë që janë të dëmshme, fatkeqësisht të gjithë i pëlqejnë – prandaj është rekomandimi që të mos konsumohet lëkura e mishit të pulës, sepse ajo përbëhet në tërësi nga yndyra dhe mund të përmbajë një numër të madh bakteresh.

Këshillohet që të mos hahet as koka, sepse në atë pjesë pulat akumulojnë të gjitha materiet e dëmshme të cilat i ha kafsha.

Assesi nuk do të duhej të hahen as mushkëritë, të cilat sërish ndokush i do shumë, sepse përpunimi i tyre edhe në temperaturë të lartë nuk garanton eliminimin e të gjithë parazitëve.

Cila është pjesa juaj e preferuar e pulës – a është një nga jo-të e mëdha? /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori