LAJMI I FUNDIT:

Këto pesë shenja fizike, tregojnë se dikush, me siguri është duke ju gënjyer

Këto pesë shenja fizike, tregojnë se dikush, me siguri është duke ju gënjyer

Kujt i nevojiten makinat e shtrenjta që detektojnë gënjeshtrën? Gënjeshtarët e tregojnë veten gjithmonë, e kjo është e vërtetë.

Nuk është e nevojshme t’i lidhni me pajisje të sofistikuara, apo t’i drogoni për të nxjerrë një të vërtetë.

Dr. Lillian Glass, autor i librit “Gjuha e Trupit”, ka zbuluar pesë shenja bazike, me të cilat dëshmon ata që janë duke e mbajtur gjuhën e shtrënguar – duke filluar me ata që ju drejtojnë gishtin, transmeton Telegrafi.

1. Ata bëjnë me gisht nga ju

“Kur gënjeshtra bëhet armiqësore, ata mundohen të ndryshojnë rolet” thotë Dr. Glass.

Kjo rezulton me shumë drejtime gishti, sepse ata mundohen të drejtojnë fokusin nga ju.

2. E mbyllin gojën me duar

“Llafazanët automatikisht i vendosin duar në gojë, kur nuk duan të flasin më apo nuk duan të përgjigjen në ndonjë pyetje” ka thënë Dr. Glass.

“Kur të rriturit i vënë duart sipër buzëve, ata nuk duan të tregojnë gjithçka apo thjeshtë nuk duan të tregojnë të vërtetën”.

3. E tundin kokën apo e ngrehin lart si gjel

Po që se dikush e tundë kokën apo e grihë lart si gjeli, ka shumë mundësi se është duke ju gënjyer.

Sipas Dr. Glass, kur dikush gënjen e tërheqë kokën në njërën anë, e tundë, apo edhe lakon në njërën anë.

4. Marrin frymë thellë

Njerëzit që janë duke gënjyer, marrin frymë thellë – madje edhe mund të grisin krahët.

“Në esence, ata janë pa frymë sepse rrahjet e zemrës dhe shtypja e gjaku ndryshojnë”.

Ju mund t’i ndjeni këto ndryshime, kur jeni nervoz apo të tensionuar – kur gënjeni.

5. Ndalojnë së foluri rrjedhshëm

“Nëse e keni parë ndonjë të dyshimtë, që për një kohë të gjatë nuk ka folur, kur fillon të flas është shumë i paqartë” ka thënë Dr. Glass.

“Kjo ndodhë sepse gjatë stresit, sistemi nervor e ndalon rrjedhën e pështymës, që më pas i thanë membranat e mukozës së gojës”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Kalo në kategori