LAJMI I FUNDIT:

Këto janë veturat që drejtohen më shpesh nga ‘psikopatët’

Këto janë veturat që drejtohen më shpesh nga ‘psikopatët’

Rezultatet janë befasuese dhe më së paku do t’u pëlqejë shoferëve të markave luksoze gjermane.

Scrap Car Comparison kreu një studim në të cilin u përpoq të zbulonte se çfarë lloj veturash drejtohen më shpesh nga psikopatë, shoferë egoistë dhe me vetëbesim, të cilët nuk kujdesen për përdoruesit e tjerë të rrugës. Duke ekzaminuar mbi dy mijë shoferë britanikë, ata ishin në gjendje të përcaktonin veturën ideale të një psikopati mesatar.


Marka e preferuar e psikopatit është … BMW

Ashtu si në Amerikë, drejtuesit e Mustang mendohet se janë më të pakujdesshëm dhe drejtojnë vetura të prishura, përshtypja është se drejtuesit e BMW-së janë jashtëzakonisht të vrazhdë, agresivë dhe arrogantë ndaj përdoruesve të tjerë të rrugës. Ata gjithashtu pëlqejnë ta teprojnë me shpejtësinë dhe përgjithësisht të thyejnë rregullat e trafikut.

Ky studim thotë diçka të ngjashme. Drejtuesit e BMW-së morën më shumë pikë, 12.6 nga 36 të mundshme. Ata pasohen nga drejtuesit e Audi me 11.7 pikë, ndërsa dukshëm më tej me 7 pikë Fiat mban vendin e tretë. Top 5-shja u përmbyll nga Mazda me 6.4 pikë dhe Honda me 6.3 pikë.

Rezultati mesatar i sondazheve ishte 6.6 pikë, pra vetëm tre pikët e para janë mbi mesataren. Është interesante se drejtuesit e Mercedesit janë vetëm në vendin e shtatë, ndërsa në fund janë drejtuesit e Skoda-s si ata me tendencat më pak psikopatike. Një rezultat i tillë tregon se drejtuesit e Skodës janë më pak impulsivë, pra më të qetë në drejtimin e automjeteve.

Kjo është lista e plotë:

BMW 12.1
Audi 11.7
Fiat 7.0
Mazda 6.4
Honda 6.3
Ford 6.1
Mercedes-Benz 5.9
Citroen 5.8
Volkswagen 5.4
Hyundai 5.3
Renault 5.3
Të tjera 5.3
Volvo 5.2
Nissan 5.0
Peugeot 4.8
Toyota 4.7
Opel 4.7
SEAT 4.3
Kia 4.2
Skoda 3.2. /Telegrafi/