LAJMI I FUNDIT:

Këto janë ushqimet që jua VRASIN DËSHIRËN SEKSUALE dhe e ZVOGËLOJNË LIBIDONË

Këto janë ushqimet që jua VRASIN DËSHIRËN SEKSUALE dhe e ZVOGËLOJNË LIBIDONË

A keni menduar ndonjëherë se ushqimi mund të ketë ndikim në dëshirën tuaj seksuale? Duhet të keni parasysh se ushqime të caktuara mund t’ua rrisin dëshirën seksuale, përderisa disa tjera mund t’ju shkaktojnë probleme serioze në jetën seksuale.

Përderisa anafrodiziaku është diçka që e zvogëlon libidonë, afrodiziaku e përmirëson “apetitin seksual”. Zvogëlimi i libidosë është problem i zakonshëm që i prek rreth një nga pesë meshkuj, dhe shumë më shumë femra, transmeton Telegrafi.


Këto janë disa nga ushqimet që duhet t’i shmangni, pasi që ekspertë të ndryshëm shëndetësorë kanë dëshmuar se e vrasin dëshirën seksuale dhe zvogëlojnë libidonë:

Uji në shishe të plastikes

Uji këtu nuk ka ndonjë rol, por shishja e plastikës në të cilën gjendet uji përmban një përbërës të njohur si bizfenoli A, i cili e dëmton dëshirën seksuale. Studime të ndryshme kanë dëshmuar se nivelet e bizfenolit në trupin e meshkujve dhe femrave kanë ndikim negativ në pjellori.

Nenexhiku

Mentolli në nenexhik mund t’i zvogëloj nivelet e testosteronit tek meshkujt, gjë që e zvogëlon dëshirën seksuale.

Kafeja

Konsumimi i tepërt i produkteve me kafeinë, si kafeja, mund të shkaktoj rritje në nivelet e shqetësimit, dhe kjo rrjedhimisht e zvogëlon dëshirën seksuale.

Çokollata

Pavarësisht se çokollata në përgjithësi konsiderohet si afrodiziak, duhet të keni parasysh se çokollata gjithashtu i zvogëlon nivelet e testosteronit në trup.

Anafrodiziakë tjerë të njohur janë edhe alkooli dhe duhani, e që doktorët thonë se duhet t’i shmangni. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori