LAJMI I FUNDIT:

Këto janë tri shenjat më të zgjuara të Horoskopit: Lexoni për cilat arsye

Këto janë tri shenjat më të zgjuara të Horoskopit: Lexoni për cilat arsye

Çdo shenjë e Zodiakut ka pikat e veta të forta, por kur flasim për inteligjencë disa përfaqësues të zodiakut dallohen nga të tjerët

Duhet theksuar se ka dy lloje inteligjence: analitike dhe emotive.


Inteligjenca analitike përkufizohet duke përdorur testin e trurit dhe inteligjenca emotive i referohet aftësive intuitive.

Në këto tre shenja të Zodiakut, këto dy tipe inteligjence janë zhvilluar në maksimum.

Kjo nuk do të thotë se njerëzit e lindur nën shenjat e tjera të Horoskopit, janë më pak të zgjuar, vetëm se disa planet kanë një influencë më të madhe në disa karakteristika të personalitetit.

Po cilat janë shenjat më inteligjente të Horoskopit?

1. UJORI

Ujori kontrollohet nga Urani, planeti i lirisë, i ndryshimit, i aftësisë për të parë mundësi të reja.

Ujorët nuk ndjekin kurrë turmën dhe pavarësia e tyre i frymëzon për ide të reja origjinale.

Kanë një mendje shumë gjeniale dhe janë të aftë për t’u përmbushur në çdo fushë të jetës. Dedikimi i tyre i ndihmon të kenë sukses.

Entuziazmi i tyre ‘infekton’ edhe ata që kanë pranë dhe nëse janë të apasionuar pas diçkaje, janë të gatshëm për të bërë maksimumin vetëm për ta arritur. Avantazhi i tyre kryesor është aftësia për të menduar jashtë skemave.

Binjakë të famshëm: Galileo Galilei, Bob Marley, Thomas Edison, Jules Verne, Amadeus Mozart

2. AKREPI

Akrepët shpesh nënvlerësohen, që nga momenti që personaliteti i tyre misterioz mund të fshehë aftësitë e tyre.

Nëse besojnë në diçka apo në dashuri, mund të ‘zhyten’ tërësisht në çështje, sipas interest të tyre.

Nëse hera herës janë në gjendje për të marrë vendime irracionale, janë të gatshëm për t’u rikthyer në rrugën e duhur.

Ndërkohë kanë një ndjeshmëri dhe intuitë shumë të fortë, gjë që rrit nivelin e tyre të inteligjencës emotive.

Akrepët janë karizmatikë dhe tërheqës, gjë që u lejon të bëhen shembull për të tjerët dhe u mësojnë atyre përmes veprimeve që kanë.

Janë perceptues, shumë të mprehtë dhe është thuajse e pamundur t’i mashtrosh.

Binjakë të famshëm: Bill Gates, Cristoforo Colombo, Pablo Picasso, Grace Kelly

3. BINJAKËT

Binjakët, të cilët kontrollohen nga planeti i komunikimit, Mërkuri, kanë aftësitë e shkëlqyera të një oratori dhe mendimtari.

Janë hokatarë, zbavitës dhe social. Marrin me shpejtësi në dorë çdo argument dhe dallohen për mendimet logjike të zhvilluara.

Janë të aftë në shumë fusha, duke filluar që nga gjuhët e huaja deri tek zgjidhja e problemeve matematikore.

Binjakët mund të shpjegojnë konceptet më komplekse në mënyrën më të thjeshtë.

Binjakë të famshëm: Arthur Conan Doyle, Paul Mccartney, Clint Eastwood, Peter I, Johnny Depp, Natalie Portman

Natyrisht, të gjithë shenjat e Horoskopit janë unike dhe secila syresh ka llojin e vet të inteligjencës. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Stil
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Librat që na ndryshuan jetën: Flasin më të pasurit e botës

Librat që na ndryshuan jetën: Flasin më të pasurit e botës

Lifestyle
Kalo në kategori