Pas një fundjave pushimi që filloi me tituj të furishëm për një variant të ri të coronavirusit dhe përfundoi me rivendosjen e ndalimeve të udhëtimit nga disa vende, presidenti Joe Biden u përpoq të qetësonte publikun amerikan gjatë një konference për shtyp të hënën.
“Ky variant është një shkak për shqetësim, jo një shkak për panik”, ka thënë Biden për B.1.1.529, i cili u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut më 9 nëntor dhe u raportua në Organizatën Botërore të Shëndetësisë më 24 nëntor.
Varianti u quajt Omicron dhe u konsiderua një “variant shqetësues” nga OBSH, pjesërisht sepse provat paraprake sugjerojnë se mund të rrisë rrezikun e riinfektimit me COVID-19.
Por tani për tani, kjo është e gjitha që ekspertët dinë.
Sipas Business Insider, përcjell Telegrafi, do të duhen afërsisht dy javë që shkencëtarët të prodhojnë të dhëna përfundimtare se sa lehtë përhapet Omicron dhe nëse është më i rrezikshëm apo vdekjeprurës se variantet e kaluara, tha Dr. Anthony Fauci, mjeku kryesor i sëmundjeve infektive në vend.
Derisa të dimë më shumë, Fauci theksoi se vaksinat përforcuese për amerikanët e vaksinuar plotësisht – dhe dozat fillestare për të pavaksinuarit – janë mbrojtja më e mirë e disponueshme kundër infeksionit të rëndë dhe vdekjes nga COVID-19, duke përfshirë rastet që kanë origjinën nga varianti Omicron.
Ndërkohë, këtu janë pyetjet kryesore që shkencëtarët po përpiqen t’u përgjigjen:
A është Omicron më i transmetueshëm se Delta?
Provat e hershme sugjerojnë se mund të jetë.
Omicron ka më shumë se 30 mutacione në proteinën S të virusit, e cila del nga sipërfaqja e virusit dhe të cilën vaksinat i mësojnë sistemet tona imune t’i identifikojnë.
Për krahasim, Delta, varianti mbizotërues i virusit në të gjithë botën, ka nga 11 deri në 15 mutacione në proteinën e saj S, sipas CDC.
Konstelacioni i mutacioneve të Omicron, i shoqëruar me përhapjen e tij të shpejtë në Afrikën Jugore, e bën që Nevan Krogan, një biolog molekular në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko, të besojë se Omicron përhapet aq lehtë sa Delta.
“(Madje) Ka një shans të mirë që të jetë më i transmetueshëm”, ka thënë Krogan.
A është Omicron më vdekjeprurës se variantet e mëparshme?
Përsëri, është shumë herët për të thënë nëse po ose jo.
Ndërsa provat e hershme nga Afrika e Jugut sugjerojnë se Omicron mund të prodhojë sëmundje të lehtë, kjo pamje është e komplikuar nga fakti se në Afrikën e Jugut, varianti i ri është zbuluar kryesisht tek të rinjtë, të cilët kanë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundje të rënda nga virusi në radhë të parë, vuri në dukje Krogan.
Sipas Dr. Joe Phaahla, ministri i shëndetësisë i vendit, këto infeksione ndjekin norma të ulëta vaksinimi tek të rinjtë midis moshës 18 dhe 34 vjeç, vetëm rreth një e katërta e të cilëve janë të vaksinuar.
A mund t’i “shmanget” Omicron vaksinave tona?
Ndoshta.
Të hënën, Krogan hipi në një aeroplan për në Nju Jork për të “shpërndarë” të dhëna me kolegë shkencëtarë dhe për të shkruar një plan sulmi kundër variantit të ri.
Ndërsa nevojiten më shumë të dhëna për të thënë me siguri nëse mbrojtja nga infeksioni ose vaksinimi i mëparshëm do të qëndrojnë kundër Omicron, ndjenja e Krogan është se vaksinat – dhe veçanërisht vaksinat përforcuese – do të vazhdojnë të ofrojnë njëfarë mbrojtjeje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Trump ofendon rëndë Bidenin
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë
Hamasi e sheh pozitivisht propozimin e armëpushimit të paraqitur nga Biden
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Donald Trump shpallet fajtor
Kush do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s?
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro
Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Politico: Biden i dha në fshehtësi Ukrainës lejen për të goditur - me armë amerikane - brenda Rusisë