LAJMI I FUNDIT:

“Këto janë traditat rome”, flet çifti që ‘tronditi’ Shqipërinë – 13 vjeçare u bë nënë

“Këto janë traditat rome”, flet çifti që ‘tronditi’ Shqipërinë – 13 vjeçare u bë nënë

Arrestimi i Dritson Kurtit në shtator të vitit të kaluar pasi solli në jetë një vajzë me bashkëjetuesen e mitur, vetëm 13 vjeç solli protesta të komunitetit rom atje.

Ndërkohë që sipas ligjit shqiptar, 25-vjeçari akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur. Fati i të riut është mes traditës dhe ligjit, por shqetësues është fakti se e mitura mbeti në kufijtë e mbijetesës e vetme me foshnjën.

Në një intervistë ekskluzive për “Top Story”, ata ndalen te traditat rome dhe se çfarë presin në të ardhmen.


“Ishte një padrejtësi, sepse s’jemi vetëm ne që jemi martuar të vegjël, por gjithë komuniteti romë. Po të rrija unë në burg, atëherë duhet të ishte dhe 80-90% më e pakta e dorës tonë, sepse ne kështu i kemi traditat, martohemi që në djep”, u shpreh Dritsoni.

Nga ana tjetër, bashkëjetuesja e tij tha: “Ishte shumë e vështirë. Merrnim shumë borxh për t’ia dalë, për vajzën, për ne. Është e padrejtë, sepse nuk jam vetëm unë, por të gjithë ne martohemi të vogla”.

Ajo shtoi gjithashtu se nuk e dinte moshën që kishte kur u martua, të cilën e mësoi vetëm pasi pa certifikatën e lindjes.

“Unë kam qenë 12 vjet e gjysmë. Në fakt nuk e kam ditur moshën. Unë s’di shkollë. Babi më solli disa certifikata që ka pasur atje te materniteti. Shikoi te burimet që isha 13 vjeç e gjysmë… Babi ishte dakord për martesën”, shtoi ndër të tjera bashkëjetuesja e Dritsonit.

“Planet për të ardhmen janë që të punojmë dhe të nxjerrim bukën e gojës. Siç e shikoni nga ekonomia, jemi pak copë, sepse unë isha i vetmi person që mbaja dy punë.

Vajzën dua që të ndjekë shkollën, të shohë jetën e saj që mos të ketë një jetë që kisha dhe unë.

Nuk e jap dot fjalën që vajzën ta martoj të vogël apo të madhe. Varet se si shkon jeta”, tha i riu. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 24 vjeçarit i cili ra nga lartësia e hotel

Vdekja e 24 vjeçarit i cili ra nga lartësia e hotel "Grand", deklarohen nga Prokuroria

Lajme
Supremja vendos kufijtë - shkelja mund të çojë në ndjekje penale

Supremja vendos kufijtë - shkelja mund të çojë në ndjekje penale

Lajme
Pas reagimeve për vendimin e Gjykatës Supreme, Orav: Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe ndërhyrjet politike janë të papranueshme

Pas reagimeve për vendimin e Gjykatës Supreme, Orav: Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe ndërhyrjet politike janë të papranueshme

Lajme
Reagon LVV: Gjykata speciale po prodhon padrejtësi

Reagon LVV: Gjykata speciale po prodhon padrejtësi

Lajme
Rasti i Agon Zejnullahut, Sindikata e Policisë i drejtohet Avokatit të Popullit për policët e arrestuar

Rasti i Agon Zejnullahut, Sindikata e Policisë i drejtohet Avokatit të Popullit për policët e arrestuar

Lajme
Aksioni në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, policia arreston katër persona

Aksioni në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, policia arreston katër persona

Lajme
Kalo në kategori