LAJMI I FUNDIT:

Këto janë shtetet që janë të hapur pa kufizime për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Këto janë shtetet që janë të hapur pa kufizime për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Vetëm në shtatë shtete, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë pa kufizime dhe ndalesa.

Në këtë listë janë Shqipëria dhe Turqia, vende të cilat edhe gjatë verës kanë qenë të hapura për qytetarët e Maqedonisë, ndërsa nga e hëna pa test do të mund të udhëtohet edhe në Kosovë, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi. Ndërsa pa test, por me sigurim shëndetësor qytetarët e Maqedonisë së Veriut, mund të udhëtojnë edhe në Brazil.


Të gjitha shtetet tjera kanë rregulla të veçanta gjatë hyrjes, të cilat vlejnë edhe për shtetasit e Maqedonisë. Ndërsa ka shtete, të cilat janë plotësisht të ndaluar për qytetarët e Maqedonisë, si masë për parandalimin e coronavirusit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me test negativ PCR, qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë në Bullgari, Jordani, Pakistan, Zambi dhe Egjipt.

Ndërsa hyrje pa test, por me masën e karantinimit, është e lejuar në Ukrainë.

Me test negativ PCR dhe 10 ditë karantinë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë në Austri.

Kurse Gjermania mbetet e mbyllur për shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Përjashtim kanë shtetasit gjerman të cilët udhëtojnë nga Maqedonia, shtetasit me leje qëndrim ose leje pune në Gjermani, si dhe ka kushte tjera të veçanta të cilat detajisht janë sqaruar në faqen e Ministrisë për Punë të Jashtme të Maqedonisë së veriut.

Për SHBA-të, Maqedonia e Veriut nuk është në listën e vendeve me rrezik të lartë dhe qytetarët mund të hyjnë në Amerikë nëse kanë vizë të vlefshme amerikane dhe qëndrojnë 14 ditë në karantinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori