LAJMI I FUNDIT:

Këto janë makinat që më së shumti ishin cak i vjedhjeve në Britani

Këto janë makinat që më së shumti ishin cak i vjedhjeve në Britani

Një analizë e fundit e vjedhjeve të veturave në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar një listë të modeleve të automjeteve të cilat janë më së shumti të prekura nga kriminelët.

Sipas të dhënave për vitin 2023, lideri i kësaj liste është modeli Lexus RX i brendit Lexus, duke treguar për një trend alarmues në vjedhjet e këtij SUV-i të njohur, transmeton Telegrafi.


Në vendin e dytë, gjendet modeli Velar i brendit Range Rover. Nuk mungon as modeli Sport i Range Rover, i cili zë vendin e tretë në këtë listë. Në vendin e katërt renditet një model standard i Range Rover.

Vlen të theksohet se disa nga këto vjedhje mund të lidhen me pamundësinë e pronarëve për ofruar sigurinë e duhur për veturat e tyre. Ky fakt mund të jetë një pjesë e motivacionit për kriminelët të orientohen kah këto modele.

Në radhë të tjera të listës, modeli Toyota RAV4 ka zënë vendin e pestë, duke shfaqur një ndërthurje të përgjithshme të preferencave në këtë kategori; Range Rover Evoque renditet në vendin e gjashtë.

Në vendin e shtatë, u regjistrua modeli Discovery nga Land Rover ndërsa Ford Fiesta ka zënë vendin e tetë në këtë listë.

Sipas kësaj liste të vitit 2023, modeli Mercedes si E Class zë vendin e nëntë dhe modeli C Class i Mercedes renditet në vendin e 10-të. /Telegrafi/